Bota

Zjarr në hotelin në Moskë, 6 të vdekur, mes tyre dy fëmijë (VIDEO)

Nëntë persona të tjerë u lënduan nga zjarri, ndërsa rreth 200 civilë u evakuuan nga ndërtesa

22 Shkurt 2023, 07:18 Nga A.B
Zjarr në hotelin në Moskë, 6 të vdekur, mes tyre dy
Pallati

RUSI- Gjashtë persona kanë vdekur, duke përfshirë dy fëmijë, në një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë të lartë në qendër të Moskës. Nëntë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar nga zjarri, ndërsa rreth 200 qytetarë janë evakuuar nga godina ku funksionon një hotel, sqaron ministria përmes platformës Telegram.

Zjarri është shuar pak para mesnatës dhe është kryer një kontroll i plotë nga dhoma në dhomë.

Komiteti Hetues i Rusisë, nga ana e tij, gjithashtu përmes Telegramit, ka nisur hetimet për shkaqet e zjarrit, i cili ra në katin e pestë të ndërtesës.

Ndërtesa, e cila u ngrit 41 vjet më parë në lagjen Tagansky të kryeqytetit rus, strehon hotelin MKM, ndërsa në katet më të larta ka apartamente private që dikur i përkisnin një hoteli tjetër.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS raportoi, duke cituar një zyrtar të shërbimeve të urgjencës, të cilin nuk e përmendi, se vlerësimi i autoriteteve bazuar në elementët e parë të hetimit është se zjarri ka ardhur për shkak të zjarrvënies.

zjarr ne moske

Sondazh

Poll