Bota

Mori miliona dollarë nga Sinaloa/ Ish-Ministri i Sigurisë në Meskikë shpallet fajtor, dënohet nga Gjykata e SHBA-së për trafik droge

Genaro Garcia Luna, dikur ministër i sigurisë i Meksikës, u shpall fajtor për marrjen e miliona dollarëve nga grupi më i madh i krimit në Meksikë, karteli i drogës Sinaloa.

21 Shkurt 2023, 21:36 Nga I.A
Mori miliona dollarë nga Sinaloa/ Ish-Ministri i Sigurisë në
Genaro Garcia Luna

SHBA- Ish-fytyra e luftës së Meksikës kundër drogës është dënuar nga një juri amerikane për trafik droge. Genaro Garcia Luna, dikur ministër i sigurisë i Meksikës, u shpall fajtor për marrjen e miliona dollarëve nga grupi më i madh i krimit në Meksikë, karteli i drogës Sinaloa. Garcia Luna, i cili u arrestua në shtetin e Teksasit në vitin 2019, u vetëdeklaruar i pafajshëm.

54-vjeçari mund të dënohet me 10 vite burg. Vendimi erdhi pas një gjyqi katër-javor dhe tre ditësh diskutimi të jurisë në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Brooklyn, Nju Jork. Prokurorët thanë se ish-kreu i ekuivalentit meksikan të Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së pranoi miliona dollarë të mbushura në çantë dhe të dorëzuara nga anëtarët e kartelit.

Ai është zyrtari më i lartë meksikan që është gjykuar ndonjëherë në SHBA. Garcia Luna shërbeu si shef i sigurisë publike gjatë administrimit të Presidentit Felipe Calderon midis 2006 dhe 2012. Para kësaj, ai drejtoi Agjencinë Federale të Hetimit nga 2001 deri në 2006.

genaro garcia luna

Sondazh

Poll