Bota

Dialogu Strategjik Greqi-SHBA/ Takimi mes dy zyrtarëve! Blinken: Partneriteti ynë do i bëjë ballë sfidave! Mitsotakis: Marrëdhënie të forta dypalëshe

Nga ana e tij, zoti Mitsotakis foli për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe për tragjedinë e tërmeteve në Turqi. 

20 Shkurt 2023, 20:48 Nga a.l
Dialogu Strategjik Greqi-SHBA/ Takimi mes dy zyrtarëve! Blinken:
Kyriakos Mitsotakis Antony Blinken

GREQI- Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka dërguar një mesazh të qartë për të parët e Greqisë në një mori çështjesh si mbështetja e Ukrainës, gjatë takimit që pati mbrëmjen e sotme me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në Pallatin Maximos. "Kohët janë të vështira, Aleanca do të kalojë," tha zoti Biden. Në takimin që zgjati rreth 1 orë, zyrtrai i lartë amerikan gjithashtu u shpreh se Greqia ka thelluar marrëdhëniet e saj me SHBA-në, në shumë sektorë të cilat janë zhvilluar gjatë këtij viti në vend. 

Një nga gjërat që na bashkon është ideja që vendet, shoqëritë punojnë më mirë me demokracinë dhe bashkëpunimin. Roli që Greqia luan në rajonin më të gjerë, siç theksuat ju, si një qendër energjetike, si lider në çështjet mjedisore, gjithashtu si lider në integrimin e shteteve në Evropë, Ballkanin Perëndimor, bën një ndryshim të madh dhe ne jemi mirënjohës për këtë. Gjithashtu jam veçanërisht i kënaqur që jam këtu për fillimin e raundit të 4-të të Dialogut Strategjik ndërmjet dy vendeve tona. Është një “mjet” që vërtet e forcon më tej partneritetin tonë në nivel dypalësh dhe punën që bëjmë së bashku në rajon dhe në botë. Mezi pres të vazhdojmë të thellojmë lidhjet tona ekonomike, lidhjet midis popujve tanë”, tha Blinken. 

Përfaqësuesi i qeverisë  Yannis Oikonomou, gjatë konferencës së redaktorëve politikë, e cilësoi vizitën e Blinken si një ngjarje jashtëzakonisht pozitive dhe nënvizoi se marrëdhëniet e Greqisë me SHBA-në janë në nivelin më të mirë të viteve të fundit.

Nga ana e tij, zoti Mitsotakis foli për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe për tragjedinë e tërmeteve në Turqi. 

"Është shumë e qartë se duhet të dërgojmë mesazhin se çdo formë revizionizmi, çdo ndryshim i kufijve me forcë nuk mund të tolerohet nga bashkësia ndërkombëtare e shteteve demokratike. Gjithashtu, më vjen mirë që do të kemi mundësinë të bëjmë një bilanc të marrëdhënieve tona dypalëshe, të cilat besoj se po bëhen gjithnjë e më të forta gjatë gjithë kohës. Jam shumë i kënaqur me atë që kemi arritur në të gjitha nivelet. Në sektorin strategjik gjeopolitik, në sektorin e energjisë, ku Greqia po kthehet në një qendër energjetike dhe po ndihmon fqinjët e saj të heqin dorë nga gazi natyror rus. Në sektorin financiar kemi investime të konsiderueshme nga SHBA në ekonominë greke. Dhe sigurisht, do të jetë një mundësi për të diskutuar edhe për çështje rajonale. E di që vini nga Turqia. Të gjithë jemi thellësisht të pikëlluar nga fatkeqësia humanitare që i ka ndodhur fqinjit tonë. Ne ishim vendi i parë që dërguam shpëtimtarët tanë për të ndihmuar. Dhe nëse ka ndonjë gjë, mendoj se kjo fatkeqësi e tmerrshme ka vërtetuar se ekziston një lidhje e thellë midis dy popujve tanë. Mund të kemi dallime të mëdha e të rëndësishme politike, por lidhjet mes popujve tanë janë aty. Dhe shpresoj se do të ketë një mundësi për të ndërtuar mbi atë lidhje psikike dhe për të përmirësuar marrëdhëniet tona, që besoj se do të jetë në dobi të stabilitetit në Mesdheun Lindor në përgjithësi. Pra, kemi shumë për të diskutuar dhe ju mirëpres në Athinë”, Tha Mitsotakis. 

Në darkën që pasoi takimin mori pjesë ministri i Mbrojtjes i Greqisë,  Nikos Panagiotopoulos. dhe ambasadorja jonë në SHBA, Alexandra Papadopoulou, ndërsa nga pala amerikane, ambasadori në Greqi,  George Tsounis ishte në Megaro Maximos.  Ministri i Jashtëm amerikan ka mbërritur në orën 19:20 në Pallatin Maximos, ndërsa menjëherë pasoi darka, e cila zgjati rreth 1.5 orë. Vihet re se  ministri i Jashtëm, Nikos Dendias , ka pasur temperaturë për shkak të të ftohtit dhe nuk ka marrë pjesë në darkën e shtruar nga kryeministri. Të gjitha testet që i është nënshtruar z. Dendias janë negative dhe takimi i tij me z. Blinken ditën e martë, më 21 shkurt do të zhvillohet normalisht, ashtu si edhe pjesa tjetër e programit që është paralajmëruar, në kuadër të raundit të 4-të të Dialogu Strategjik Greqi-SHBA.

antony blinken ne greqi

Sondazh

Poll