Bota

'Niveli i ujit mund të rritet në 50 cm'/ Agjencia turke e fatkeqësive lajmëron banorët: Qëndroni sa më larg brigjeve të Mesdheut

Videot e postuara në mediat sociale, tregonin pasagjerët në aeroportin e Antakias duke u mbuluar nga paniku ndërsa tërmeti tronditi ndërtesën e xhamit.

20 Shkurt 2023, 20:35 Nga a.l
'Niveli i ujit mund të rritet në 50 cm'/ Agjencia turke e
Tërmet në Turqi

TURQI- Agjencia turke e fatkeqësive AFAD u ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë larg brigjeve të Mesdheut, pasi parashikohet një rritje prej 50 centimetrash të ujërave për shkak të tërmetit të shënuar pasditen e sotme në Hatay me magnitudë 6.4.  Videot e postuara në mediat sociale, tregonin pasagjerët në aeroportin e Antakias duke u mbuluar nga paniku ndërsa tërmeti tronditi ndërtesën e xhamit, raportojnë mediat e huaja. 

Një nga tërmetet ndodhi rreth orës 20:04 me orën lokale, me magnitudë 6.4, ndërsa tjetri tre minuta më vonë, me magnitudë 5.8 ballë. Tërmeti i parë ndodhi në një thellësi prej 16.7 kilometrash (10.4 milje), ndërsa i dyti në një thellësi prej 7 km (4.3 milje). Të dy janë ndjerë në zonat përreth.

termet ne turqi

Sondazh

Poll