Bota

'I dërgojnë të afërmit me pushime në Dubai'/ Shefi i 'Wagner' 'zbërthehet' për zyrtarët e lartë rusë: Hanë mëngjes me pjata ari

Duke folur herë pas here me zë të LARTë dhe duke sharë tha se do t'a zgjidhte vetë këtë problem.

20 Shkurt 2023, 19:46 Nga a.l
'I dërgojnë të afërmit me pushime në Dubai'/
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Në një audio mesazh shtatë minutësh të lëshuar sot nga shërbimi i tij për shtyp, shefi i grupit 'Wagner' Yevgeny Prigozhin në dukje i revoltuar dhe i ngarkuar emocionalisht tha se atij i ishte kërkuar të kërkonte falje dhe të bindej në mënyrë që të siguronte municion për trupat e tij.

Yevgeny Prigozhin, themeluesi i organizatës mercenare ruse Wagner akuzoi zyrtarët të cilët ai nuk i përmendi me emra, se refuzuan qëllimisht t'u jepnin luftëtarëve të tij municion të mjaftueshëm në mes të rivalitetit të vazhdueshëm midis tij dhe pjesëve të elitës ruse, shkruajnë mediat e huaja. 

Prigozhin dikur një biznesmen që i shmangej jetës publike, ka marrë një rol edhe më publik në çështjet politike ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë një vit më parë, me organizatën Wagner që drejtonte betejën disamujore të Rusisë për kapjen e qyteti i Bakhmut në rajonin e Ukrainës Donetsk. Duke folur herë pas here me zë të LARTë dhe duke sharë tha se do t'a zgjidhte vetë këtë problem.

"Ah, unë jam në gjendje ta zgjidh këtë problem, pavarësisht nga të gjitha marrëdhëniet dhe kontaktet e mia ", tha ai. 

Në mesazhin e tij në audio Prigozhin ndër të tjera u shpreh se individët e paidentifikuar që ai fajëson për mungesën e municioneve hanë mëngjes, drekë dhe darkë në pjata ari dhe i dërgojnë të afërmit e tyre me pushime në Dubai, një destinacion popullor për elitën ruse. Shtëpia e Bardhë tha javën e kaluar se grupi Wagner kishte pësuar më shumë se 30,000 viktima që nga pushtimi rus i Ukrainës, me rreth 9,000 prej tyre të vrarë në aksion. Rreth 90 për qind e të vrarëve në Ukrainë që nga dhjetori janë të dënuar, tha Shtëpia e Bardhë, në një raport mbi të burgosurit e rekrutuar nga Prigozhin.

yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll