Bota

Lufta në Ukrainë, Biden premton 500 mln dollarë ndihma: Putin i ka bërë llogaritë gabim

Po ashtu Biden gjatë fjalës së tij ka premtuar një ndihmë për Ukrainën prej 500 milionë dollarësh.

20 Shkurt 2023, 12:55 Nga I.A
Lufta në Ukrainë, Biden premton 500 mln dollarë ndihma: Putin i
Joe Biden

UKRAINË- Në fjalimin e tij përkrah Presidentit Volodymyr Zelensky, Presidenti Joe Biden përgëzoi guximin e Ukrainës gjatë luftës, ndërsa vuri në dukje se ai kishte vizituar Kievin gjashtë herë kur më parë kishte shërbyer si zëvendëspresident. Po ashtu Biden gjatë fjalës së tij ka premtuar një ndihmë për Ukrainën prej 500 milionë dollarësh.

"E dija se do të kthehesha. Putini mendonte se Ukraina ishte e dobët dhe Perëndimi ishte i ndarë, ai po llogariste që ne të mos rrinim së bashku. Ai llogariste në paaftësinë për të mbajtur NATO-n të bashkuar. Ai llogariste tek ne që të mos ishim në gjendje t'i sillnim të tjerët në anën e Ukrainë. Ai mendoi se mund të na mbijetojë. Unë nuk mendoj se ai po e mendon këtë tani. Ai thjesht ka gabuar," tha ai.

Sirenat e sulmit ajror vajtuan ndërsa Zelensky dhe Biden ishin brenda Katedrales së Kupolës së Artë të St Michael në qendër të Kievit. Më herët, Biden tha se Uashingtoni do t'i sigurojë Kievit një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 500 milion dollarë që do të shpallet nesër.

volodymyr zelensky joe biden lufta ukraine-rusi joe biden ne kiev

Sondazh

Poll