Bota

Gjenden dy vepra unike të Salvador Dali 100-vjeçare, ishin vjedhur nga 3 vëllezërit në Spanjë

Veprat e artit, të cilat kanë një vlerë prej rreth 300,000 euro (320,000 dollarë), u vodhën nga një lagje të Barcelonës në janar 2022.

20 Shkurt 2023, 11:51 Nga k.m.
Gjenden dy vepra unike të Salvador Dali 100-vjeçare, ishin vjedhur
Salvador Dali

BARCELONA- Dy vizatime 100-vjeçare me qymyr druri të realizuara nga mjeshtri surrealist Salvador Dali, të cilat u vodhën nga një shtëpi në Barcelonë vitin e kaluar, u gjetën dhe iu kthyen pronarëve të tyre. Veprat e artit, të cilat kanë një vlerë prej rreth 300,000 euro (320,000 dollarë), u vodhën nga një lagje të Barcelonës në janar 2022.

Policia gjeti dy vizatimet dhe arrestoi tre vëllezër rreth të 50-tave, të cilët ishin të specializuar në vjedhje të këtij lloji. Vizatimet, njëra e fshatarëve katalanas dhe tjetra e vallëzimeve tradicionale, u dërguan më pas në Fondacionin Gala-Salvador Dali për t'u vërtetuar nëse ishin autentike.

Gjenden dy vepra unike të Salvador Dali 100-vjeçare, ishin vjedhur
Salvador Dali

Ekspertët arritën në përfundimin se ato u vizatuan nga artisti katalanas në vitin 1922, kur ai ishte 18 vjeç për të ilustruar një libër rreth zonës lokale të quajtur "Les Gracies de l'Emporda" ("Higjet e Emporda").

Tre vëllezërit e arrestuar kishin vepruar në zonat e pasura të Barcelonës, duke zgjedhur objektivat e tyre pas disa ditëve vëzhgim dhe më pas hynin brenda banesave kur pronarët ishin larg, zakonisht në fundjavë. Pasi hynë brenda, ata ishin përzgjedhës, e morën vetëm vepra të vlefshme arti, si dhe koleksione monedhash dhe sende të tjera antike.

salvador dalì

Sondazh

Poll