Bota

Dy javë pas tërmetit tragjik, Turqia pezullon operacionet e kërkim-shpëtimit

Në vetëm dy zona, të konsideruara si 'të nxehta' ka ende punonjës, por edhe ata pritet të largohen brenda pak orëve. 

19 Shkurt 2023, 16:37 Nga F.M
Dy javë pas tërmetit tragjik, Turqia pezullon operacionet e
Tërmet në Turqi

TURQI- Dy javë pas tërmetit tragjik që ka shënuar mbi 44 mijë viktima, Turqia ka vendosur të pezullojë operacionet e kërkim-shpëtimit në shumicën e vendeve. Në vetëm dy zona, të konsideruara si 'të nxehta' ka ende punonjës, por edhe ata pritet të largohen brenda pak orëve. 

Më 6 shkurt, Turqia dhe Siria u goditën nga tërmete prej 7.8 dhe 7.5 ballësh, që u pasuan me qindra dridhje të tjera të tokës. Si pasojë e këtyre tërmeteve, më shumë se 46.000 njerëz – 41.044 në Turqi dhe 4.966 në Siri – kanë mbetur të vdekur. 

Presidenti Assad ra dakord të hapë dy pika të reja kalimi nga Turqia në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga rebelët për të ofruar ndihma dhe pajisje të nevojshme për miliona viktima të tërmetit. Vendkalimet në Bab Al-Salam dhe Al Rae do të jenë të hapura për një periudhë fillestare prej tre muajsh.

termet ne turqi

Sondazh

Poll