Bota

Arrestohet përdhunuesi në Greqi, prangoste e dhunonte të dashurën prej një viti, dëshmia: Më vuri thikën në fyt e armën në kokë

Ajo tregon se 23-vjeçari e ka trajtuar dhunshëm, ka shfaqur episode xhelozie, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe duke e kërcënuar në mënyrë të përsëritur ose verbalisht si dhe duke i vënë thikën në fyt apo pistoletën në kokë. Në disa raste, ai e prangoste në shtrat dhe e përdhunonte 

19 Shkurt 2023, 17:34 Nga F.M
Arrestohet përdhunuesi në Greqi, prangoste e dhunonte të
Foto Ilustruese

GREQI- Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet greke pasi akuzohet se ka abuzuar seksalisht prej thuajse një viti me partneren e tij, një vajzë 21-vjeçare. E reja kishte bërë një denoncim që në dhjetorin e kaluar dhe kishte treguar për abuzim e përjetuara nga muaji qershor i vitit 2022.

Sipas dëshmisë së dhënë në polici, vajza ka treguar se për herë të parë ai e përdhunoi më 7 qershor, por nuk u ndal me aq.  Ajo tregon se 23-vjeçari e ka trajtuar dhunshëm, ka shfaqur episode xhelozie, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe duke e kërcënuar në mënyrë të përsëritur ose verbalisht si dhe duke i vënë thikën në fyt apo pistoletën në kokë. Në disa raste, ai e prangoste në shtrat dhe e përdhunonte 

Episodet:

7 qershor 2022: Ai e përdhunoi në banesën e saj në Megara dhe e kërcënoi të mos fliste.

10 qershor 2022: 23-vjeçari përdhunoi sërish 21-vjeçaren.

11 qershor 2022: Ai e prangosi dhe e përdhunoi, më pas u largua.

20 qershor 2022: E rrahu, e përdhunoi dhe e prangosi.

27 qershor 2022: 21-vjeçarja ankohet se është përdhunuar sërish nga 23-vjeçari.

perdhunim ne greqi

Sondazh

Poll