Sport

Tërmeti në Turqi/ Trupi i viktimës Christian Atsu, niset për t’u riatdhesuar në Ganë...

Trupi i Christian Atsu, i cili vdiq në tërmetin në Turqi, do të riatdhesohet në Ganë të dielën, tha ministria e jashtme e vendit.

19 Shkurt 2023, 16:45 Nga DOSJA

Tërmeti në Turqi/ Trupi i viktimës Christian Atsu, niset për

TURQI - Trupi i Christian Atsu, i cili vdiq nga tërmeti në Turqi, do të riatdhesohet në Ganë të dielën, tha ministria e jashtme e vendit. Atsu humbi jetën në moshën 31-vjeçare në tërmetin me magnitudë 7.8, që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt dhe mori më shumë se 44.000 jetë. 

Pas dy javësh kërkime, trupi i tij u gjet të shtunën në rrënojat e ndërtesës, ku jetonte në Antakya. Vëllai më i madh dhe motra binjake e Atsu, e quajtur Christiana, ishin të pranishëm në vendngjarje në momentin e zbulimit makabër.

Tërmeti në Turqi/ Trupi i viktimës Christian Atsu, niset për

“Eshtrat mortore do të shoqërohen nga familja e tij dhe ambasadori i Ganës në Turqi në bordin e një fluturimi të Turkish Airlines nga Stambolli, i cili do të mbërrijë në Akra në orën 19:40 ”, tha ministria. 

E veja e Atsu, Marie-Claire Rupio, dhe tre fëmijët e tyre morën pjesë në një homazh për lojtarin në Newcastle, një nga ish-klubet e tij, të shtunën përpara një ndeshjeje në Premier League kundër Liverpool. 

Tërmeti në Turqi/ Trupi i viktimës Christian Atsu, niset për

Sulmuesi ndërkombëtar ganez kishte luajtur edhe për Porton dhe Chelsean në veçanti përpara se të nënshkruante me Hatayspor në Turqi në vitin 2022. Ai kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit për këtë klub një ditë para tërmetit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll