Sport

VIDEO / PSG fiton falë Messit, por humbet Neymar, vihet në dyshim për ndeshjen me Bayern Munich!

Kur të gjithë prisnin që ndeshja të mbyllej Leo Messi doli në skenë për të realizuar për 4-3. PSG vazhdon në krye të tabelës me 57 pikë.

19 Shkurt 2023, 15:36 Nga DOSJA

VIDEO / PSG fiton falë Messit, por humbet Neymar, vihet në dyshim

FRANCE - Lionel Messi i ka dhuruar fitoren në limit PSG, e cila mposhti 4-3 Lille. Argjentinasi realizoi golin e fitores në shtesë falë një goditje dënimi.

Sa i përket ndeshjes, Kylian Mbappe realizoi për 1-0 pas asistimit nga Neymar. Parisienët nuk u ndalen dhe gjashtë minuta më vonë braziliani Neymar shënoi për 2-0. Në minutën e 24-të, Diakhite realizoi për të ngushtuar epërsinë në 2-1. Me epërsinë minimale të vendasve 2-1 përfunduan 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë miqtë gjetën golin e barazimit, kur Jonathan David realizoi për 2-2 nga penalltia në minutën e 58-të.

Vetëm 11 minuta më vonë, Lille gjeti edhe njëherë golin, kësaj radhe me Bamban që realizoi pas asistimit nga Gomes për 2-3.

Kylian Mbappe u shfaq sërish në skenë në minutën e 87-të për të realizuar golin e dytë personal dhe për ta shpëtuar Parisin nga humbja duke barazuar shifrat në 3-3. Por kur të gjithë prisnin që ndeshja të mbyllej Leo Messi doli në skenë për të realizuar për 4-3. PSG vazhdon në krye të tabelës me 57 pikë. 

VIDEO / PSG fiton falë Messit, por humbet Neymar, vihet në dyshim

Por një dëmtim serioz duket se ka pësuar lojtari brazilian i PSG në ndeshjen e sotme të ekipit të tij kundër Lille. Braziliani u largua në lot me barelë në minutën e 51-të dhe tani është një dyshim i madh për t’u paraqitur në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.

<blockquote class="twitter-tweet"><p lang="en" dir="ltr">WE FEEL YOUR PAIN NEYMAR ???? <a href="https://t.co/9v2RKZj92h">pic.twitter.com/9v2RKZj92h</a></p>&mdash; Shay (@10neymar__) <a href="https://twitter.com/10neymar__/status/1627295547701751808?ref_src=twsrc%5Etfw">February 19, 2023</a></blockquote> <script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8"></script>

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll