Aktualitet

Përshkallëzohet protesta në Bërxullë, banorja rrëzon Policin, gruaja: Nuk e kam prekur

Gruaja u shpreh se nuk e kam prekur, ndërsa Polici u çua në këmbë, duke mos marrë masa ndaj veprimit.

19 Shkurt 2023, 12:02 Nga A.B
Përshkallëzohet protesta në Bërxullë, banorja
Protesta

TIRANË- Banorët e Bërxullës, pronat dhe banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, sërish kanë protestuar ditën e sotme, pasi nuk bien dakord me çmimin që u ofrohet për të kompensuar pronën e tyre. Në shenjë proteste ato kanë bllokuar rrugën, ndërsa janë përpjekur që të largohen nga policia. Mirëpo në një moment, një prej banoreve ka shtyrë një polic, i cili u rrëzua.

Gruaja u shpreh se nuk e kam prekur, ndërsa Polici u çua në këmbë, duke mos marrë masa ndaj veprimit.

Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Ata paralajmërojnë bllokimin e rrugës që të çon drejt Rinasit, por kjo tentativë e tyre ka hasur në rezistencën e policisë.

protesta e banoreve te berxulles

Sondazh

Poll