Art&Argëtim

Kim Kardashian ndihet e rrezikuar nga personat që e ndjekin, detyrohet të telefonojë policinë

Përndjekësi i raportuar nuk ishte brenda ambienteve të shtëpisë së Kardashian, por ishte afër dhe mund të kishte synime për të shkelur urdhërin si më parë.

19 Shkurt 2023, 12:38 Nga A.B
Kim Kardashian ndihet e rrezikuar nga personat që e ndjekin, detyrohet
Kim Kardashian

SHBA- Kim Kardashian ka qenë në qendër të vëmendjes nga persona të ndryshëm që përndjekin kohët e fundit. Një person me emrin Jomine Zigler u kap nga departamenti i Sherifit të Los Angeles pasi thuhet se kishte shkelur urdhrin e tij të ndalimit.

Zigler kishte një urdhër ndalimi të përkohshëm që nga muaji janar pasi pretendoi se kishte vizituar personalisht shtëpinë e miliarderes, ai gjithashtu dyshohet se i kishte dërguar dhurata të çuditshme drejtueses së kompanisë SKIMS. Përndjekësi i raportuar nuk ishte brenda ambienteve të shtëpisë së Kardashian, por ishte afër dhe mund të kishte synime për të shkelur urdhërin si më parë.

Zigler u ndëshkua për shkelje të urdhrit mbrojtës. Departamenti i Sherrifit në Los Angeles vendosi Ziglerin në pranga dhe ndaj tij rëndon akuza e shkeljes së urdhrit mbrojtës.

kim kardashian

Sondazh

Poll