Bota

Fiton për të dytën herë lotarinë, ky është njeriu më me fat në SHBA

Burri u tha zyrtarëve të lotarisë se nuk kishte vendosur se si do t'i shpenzonte paratë, por se mund të shkonte me pushime me të dashurën e tij për ditëlindjen e saj të 60-të. 

18 Shkurt 2023, 21:20 Nga k.m.
Fiton për të dytën herë lotarinë, ky është
Foto ilustruese

SHBA- Një punonjës i Amazon nga Baltimore, Maryland, ka fituar 50,000 dollarë nga një kartë 5 dollarëshe- por kjo është fitorja e dytë brenda muajit. 56-vjeçari kishte marrë tashmë 30,000 dollarë nga një kartë e ngjashme në janar.

Burri, emri i të cilit nuk u bë me dije, tha: Unë e pashë biletën. Thirra të dashurën time për të parë edhe ajo biletën. I thashë: “Më thuaj që nuk jam i çmendur”. Ajo vetëm më shikoi dhe më tha: E pabesueshme!

Burri u tha zyrtarëve të lotarisë se nuk kishte vendosur se si do t'i shpenzonte paratë, por se mund të shkonte me pushime me të dashurën e tij për ditëlindjen e saj të 60-të. 

Çmimi 50,000 dollarë ishte fitorja më e madhe e mundshme. Loja - Crazy 8s - jep qindra mijëra çmime, por shumica variojnë nga 5 deri në 1000 dollarë. Fitimet e shumëfishta të lotarisë me radhë janë të rralla, por jo të padëgjuara: në dhjetor, një burrë nga Massachusetts fitoi llotarinë 6 herë duke përdorur "intuitën" e tij./BBC

shba

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2023, 20:59 k.m.

Tërmet 5.2 Rihter në Turqinë Qendrore

Foto ilustruese GREQI- Një tërmet 5.2 Rihter ka ndodhur në Turqinë Qendrore. Epiqendra e tërmetit ndodhet 54 kilometra në jug...