Bota

Plagosje me armë zjarri në veri të Mitrovicës, arrestohet i mituri

Policia njofton se është konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë.

18 Shkurt 2023, 10:36 Nga a.l
Plagosje me armë zjarri në veri të Mitrovicës, arrestohet i
Policia e Kosoves

KOSOVË- Një plagosje me armë zjarri është shënuar mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës në Skënderaj. Mediat kosovare raportojnë se një i mitur ka qëlluar me armë drejt një moshatari të tij duke e lënë të plagsour. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:45 në fshatin Qirez, në Skënderaj. Policia njofton se është konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë. I mituri është vënë në pranga ndërsa i plagosuri po merr mjekime pranë qendrës spitalore të zonës. 

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull  kosovar -të mitur. Në lidhje me rastin është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë”, thuhet në raport.

I mituri do të merret në pyetje nga hetuesit për të mësuar mbi motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. 

plagosje ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2023, 07:36 I.A

Kosova, zemra e qëndresës sonë! 

Foto Ilustruese KOSOVË- Kosova, shteti më i ri në Europë, çdo 17 Shkurt feston shpalljen e Pavarësisë së tret&eum...