Bota

Rrëmbim në Kosovë, disa persona nën kërcënimin e armës marrin një burrë

Policia ka bërë me dije se është identifikuar vetura dhe njëri nga të dyshuarit është arrestuar.

18 Shkurt 2023, 08:52 Nga I.A
Rrëmbim në Kosovë, disa persona nën kërcënimin e
Foto Ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona e kanë marrë me forcë në veturë një burrë në rrugën “Hamzë Jashari” në Prishtinë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Sipas Policisë, viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve. Policia ka bërë me dije se është identifikuar vetura dhe njëri nga të dyshuarit është arrestuar.

“Rr. Hamzë Jashari, Prishtinë 16.02.2023 – 21:50. Fillimisht është raportuar se disa të dyshuar me një veturë me targa vendore, me forcë e kanë marrë viktimën mashkull  kosovar dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Më pas viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve. Sipas viktimës, të dyshuarit nën kanosjen e armës e kanë futur në veturë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Është identifikuar vetura dhe njëri nga të dyshuarit mashkull  kosovar i cili është arrestuar, në vendbanimin e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.

 

policia e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2023, 07:36 I.A

Kosova, zemra e qëndresës sonë! 

Foto Ilustruese KOSOVË- Kosova, shteti më i ri në Europë, çdo 17 Shkurt feston shpalljen e Pavarësisë së tret&eum...