Marrëveshja e patentave si kartel kriminal
Klodian Tomorri Marreveshja e patentave si kartel kriminal Marreveshja mes Drejtorit te Transportit Rrugor, atij te Tatimeve dhe Shoqates se Autoshkollave...
Në marrëveshje bënte pjesë edhe Drejtoria e Tatimeve. Palët që firmosnin binin dakord të deklaronin saktë orët e kursit dhe individët që hynin në autoshkollë. Pra na duhej kjo marrëveshje që autoshkollat ta dinë që duhet të paguajnë dhe deklarojnë në rregull taksat dhe duhej vendosur çmim tavan që të paguhen të ardhurat në rregull. Këtej bizneset kanë vite që thonë na hiqni referencat, këtej shkojnë firmosin marrëveshje për çmime reference.
Sot ka ndodhur një rast i paprecedentë në historinë e ekonomisë së lirë të tregut: dy drejtori dhe një shoqatë janë mbledhur dhe kanë vendosur të ketë një çmim të unifikuar për pajisjen me leje drejtimi të kategorisë B. Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor bashkë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Shoqatën e Autoshkollave kanë miratuar që çmimi për patentat të bëhet 85 mijë lekë nga 40-50 mijë lekë të rinj që kushton sot.
Po përse ky është një rast ndryshe nga të tjerët? Në historinë shqiptare dhe botërore të tregut të lirë ka marrëveshje “kartel”, por ato organizohen nga operatorët privatë që dominojnë segmente të tregut dhe mbajnë çmime të unifikuara me qëllim fitimin e sigurtë. Kur këto raste pikasen nga autoritetet, bizneset ndëshkohen. Një vit më parë Shqipëria aplikoi një tjetër model unik të përcaktimit të çmimit me ngritjen e Bordit të Transparencës për vendosjen e çmimeve të karburanteve. Por në ndryshim nga rasti i patentave, Bordi u nis nga synimi për të mbrojtur qytetarët nga abuzimi dhe formula e përcaktimit të çmimit u miratua nga Kuvendi.
Në tregun e autoshkollave nuk kemi asnjë ankesë se ka abuzim për çmimet, por sipas një interviste që kishte dhënë kreu i DPTRRSH, rritja e çmimit u dakordësua me qëllim zhdukjen e “sekserëve” dhe garantimin e cilësisë së mësimdhënies. Pra, Drejtoria e Transportit Rrugor nuk i kontrollon dot punonjësit e vet dhe korrupsionin, sepse në fund fare ata të japin provimin dhe patentën, dhe e zgjidh këtë duke rritur çmimin.
Në marrëveshje bënte pjesë edhe Drejtoria e Tatimeve. Palët që firmosnin binin dakord të deklaronin saktë orët e kursit dhe individët që hynin në autoshkollë. Pra na duhej kjo marrëveshje që autoshkollat ta dinë që duhet të paguajnë dhe deklarojnë në rregull taksat dhe duhej vendosur çmim tavan që të paguhen të ardhurat në rregull. Këtej bizneset kanë vite që thonë na hiqni referencat, këtej shkojnë firmosin marrëveshje për çmime reference.
Por kush ka të drejtë të vendosë çmime në treg? Çmimet për tregje të caktuara dhe ku ka konkurrencë të kufizuar vendosen nga ente rregullatore apo institucione që ngarkohen me ligj dhe kanë detyrim garantimin e cilësisë së një malli/shërbimi dhe mbrojtjen e konsumatorit. Edhe formula e vendosjes së çmimit bëhet mbi metodologji të mirëstudiuara dhe konsultuara, e në asnjë rast çmimi nuk është i njëjtë, por duhet të ketë një koeficent. Një autoshkollë me 5 kursantë nuk mund të ketë të njëjtin çmim si një që ka 50.
Në këtë rast as Tatimet dhe as Drejtoria e Transportit Rrugor nuk ka të drejtë të vendosë çmime. Në statutin e DPTRRSH përcaktohet qartë se për çfarë i vendos tarifat dhe ato janë për mallrat dhe shërbimet që ofrohen nga kjo drejtori, e jo për tregun privat.
Po nëse është një organizatë në fushën e sigurisë rrugore që do të ofrojë kurse autoshkolle për të rinjtë falas do e ndalojë kjo marrëveshja? Çfarë është kjo marrëzi? Qershia mbi tortë është që marrëveshja do aplikohet në mars, pra pas 10 ditësh, dhe i komunikohet publikut me një intervistë që jepet në media. Çmenduri! nuk është vetëm rasti i McGonigal.
Klodian Tomorri Marreveshja e patentave si kartel kriminal Marreveshja mes Drejtorit te Transportit Rrugor, atij te Tatimeve dhe Shoqates se Autoshkollave...
Stalini dhe e bija Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un u kthye në qendër të vëmendjes javën e kaluar pasi u shfaq n...
Klodian Tomorri 1- Shqiperia u vu ne listen e vendeve nen monitorim fiskal nga BE per shkak te takses 5 per qind te IT. Bashkimi Europian e pati kercenuar ...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me presidentin rus Vladimir Putin, në Moskë, 2020 Shumë kohë përpara se lufta aktuale n&e...
Marcus Aurelius Marcus Aurelius Antoninus ishte perandor i Romës nga viti 161 pas Krishtit deri në vdekjen e tij në vitin 180. Ai ishte i f...
Gjuetari i balonave Ndoqa gjykimin kundër një vajze të re, e cila për të shpëtuar një qytetar të demtuar nga nj&eum...
Nedin Vlora dhe Ben Blushi NEDIN VLORA, NIPI I ISMAIL QEMALIT Meqë sot jam në një takim në Vlorë për të prezantuar lib...
Edi Rama dhe Charles McGonigal Shqipëria vlerësohet e dyta në Europën Kontinentale sa i takon vendburimeve të naftës mbi tok&...
Foto ilustruese “Të çmendur, ejani në vete, ndaloni masakrat tuaja të përgjakshme. Ajo që po bëni nuk ësht...
Ervis Iljazaj Ervis Iljazaj Sulmet kibernetike ndaj qeverisë shqiptare të kohëve të fundit , të cilat vijnë nga drejtime dhe...