Bota

Nuk ndalen lëkundjet në Rumani, vendi goditet nga një tjetër tërmet

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të plagosur, por paniku tek banorët nuk ka munguar.

17 Shkurt 2023, 11:46 Nga F.M
Nuk ndalen lëkundjet në Rumani, vendi goditet nga një tjetër
Foto nga tërneti në Turqi

RUMANI- Tjetër tërmet në Rumani! Sipas Qendrës Mesdhetare Evropiane (EMSC), vendi është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.3 ballësh të shkallës Rihter. Lajmi u raportua nga mediat vendase, dy ditë pasi Rumani u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 5.2 ballë.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të plagosur, por paniku tek banorët nuk ka munguar.

Ky tërmet vjen pas një valë lëkundjesh që kanë pasuar Rajonin e jo vetëm. Turqi e Siria u goditën nga tërmete të njëpasnjëshme shkatërruese që deri më tani ka shkaktuar 44 mijë viktima.

termet ne rumani termet ne turqi

Sondazh

Poll