Bota

15-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Adem Jashari dhe UÇK mbulon Times Square

Për nder të 15 Vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosoves ka vendosur billboard në një nga ekranet gjigande në Times Square New York.

17 Shkurt 2023, 09:10 Nga I.A
15-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Adem Jashari dhe
Billboard

SHBA- Kompania shqiptaro-amerikane Tafingo që vepron në SHBA dhe Kosovë, tashmë tradicionalisht është bërë e njohur për vendosjen e billboardeve anë e mbanë Amerikes për ditën e pavarësisë së Kosovës. Për nder të 15 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosoves ka vendosur billboard në një nga ekranet gjigande në Times Square New York. Mesazhi i billboardit në ekranin gjigant në Times Square, falenderon SHBA për ndihmën e saj për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës! Billboardi në vijim vazhdon me disa fotografi të komandantit legjendar Adem Jashari dhe emblemës së UÇK-së.

Në një prononcim për media, pronarët e kompanisë Tafingo, Atdhe dhe Dren Deva theksuan se është tashmë traditë e kompanisë së tyre që 3 vite me radhë promovimi i shtetit të Republikës së Kosovës pikërisht në ditën e pavarësisë në billboarde të ndryshme nëpër Amerikë, dhe këtë gjë e bëjnë me kënaqësinë më të madhe. Vlen të theksohet që mesazhi kryesor është falenderimi për Ameriken që ndihmoi Kosovën për të arritur ditën e pavarësisë.

“Me këtë duam ti tregojmë Amerikes që ne jemi falenderues gjithmonë për ndihmën tuaj dhe nuk ua harrojmë kurrë” thonë vëllezërit Deva

tafingo 15 vjetori i pavaresise se kosoves

Sondazh

Poll