Bota

VIDEO/ Momenti kur u shpall Pavarësia e Kosovës, Thaçi lexon deklaratën

Kjo ngjarje e u arrit pas disa raundesh bisedimesh me Serbinë dhe një vit pas dërgimit të propozimit nga i dërguari special për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari.

17 Shkurt 2023, 07:58 Nga F.M
VIDEO/ Momenti kur u shpall Pavarësia e Kosovës, Thaçi lexon
Hashim Thaçi

KOSOVË- 17 shkurti i vitit 2008 ishte data kur Kosova e shpalli Pavarësinë. Videoja e mëposhtme tregon momentin kur kryeministri i asaj kohe, Hashim Thaçi lexon deklaratën e Pavarësisë. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë.

Kjo ngjarje e u arrit pas disa raundesh bisedimesh me Serbinë dhe një vit pas dërgimit të propozimit nga i dërguari special për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari.

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës,”- tha Thaçi ndër të tjera.

 

hashim thaci 15 vjetori i pavaresise se kosoves

Sondazh

Poll