Bota

Babai i Thaçit: Hashimi e krejt ata në Hagë po më dhimbsen, serbët i kallën të gjallë shqiptarët

Thaçi tha se ish-krerët u morën padrejtësisht në Hagë dhe se ata e vetmja gjë që kanë bërë, kanë mbrojtur tokën e tyre.

17 Shkurt 2023, 08:35 Nga F.M
Babai i Thaçit: Hashimi e krejt ata në Hagë po më
Haxhi Thaçi

KOSOVË- Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi ka folur për ish-krerët e UÇK-së që mbahen në paraburgim në Hagë. Në një rrëfim për Politiko në Kanal10, Thaçi tha se ish-krerët u morën padrejtësisht në Hagë dhe se ata e vetmja gjë që kanë bërë, kanë mbrojtur tokën e tyre. Haxhi Thaçi tha se serbët i kanë kallur të gjallë shqiptarët.

“I kanë marrë në burg padrejtësisht. Besoj se jemi të drejtë edhe s’kanë me na hupë të drejtën. Ma e randë është burgu. Po i marrin po i shtinë në burg, e po i lirojnë. Na po mërzitemi. Po më doket e padrejtë. Jo veç Hashimi, por po më dhimbsen krejt.  Ushtria jonë ka luftuar në vendin e vetë. Në vend të huaj s’kanë dalë, por në vendine tyre. S’kanë ba kurgjo keq. Ata s’kanë lanë gja pa ba. 20 e kusur dhenë vet i kam pa që i kanë kallë të gjalla. Në mal jam kanë,”- tha Thaçi.

“Për cka kam pa në luftë, se kam harru. Unë kam pa djemë ka 18-vjec e 20-vjec pa krye. Nana e baba në asfalt kanë ra qanej, edhe si kanë njoftë djemtë e tyre. Dy janë kanë vllazën. Qysh është kjo, a bënë njeri ashtu. Me i kallë gjanë, vraj pleqtë, gra e fëmijë, dhunue gratë, të paarmatosur të papërgatitur. Gjithmonë janë bërë luftërat dhe nuk i kanë prek robët. Kanë luftuar ballë për ballë. Serbët kanë mendu me na hjekë krejt prej këtuhit. Kanë ba boll, drejtësia nuk na është kthyer,”- shton ai.

“Hashimi do të kthehet, nëse punon drejtësia. Jo vec ai, por krejt shoqnia. Me u mërzitë dytë po mërzitmi. Po kujtohet njeri. Kqyre, me kanë i ri njeri punon e kalon koha, por në pleqni jo. Tri paqeta duhan i pi në ditje. Vallain për qejf se pi. Po na vizitojnë shumë njerëz, faleminderit prej tyre. Po na hjekinn mërzin. Jam i kënaqun edhe Hashimit që poi  shkojnë atje”, rrëfeu Haxhi Thaçi.

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së do të nis në fillim të muajit të ardhshëm. Që nga arrestimi i krerëve të luftës kanë kaluar më shumë se dy vite. Që nga atëherë, nga të gjitha panelet është refuzuar mbrojtja në liri e të akuzuarve.

hashim thaci haxhi thaci

Sondazh

Poll