Bota

E strukur në një gropë, lopa nxirret nga rrënojat 11 ditë pas tërmetit

Birgül Tuncay, e cila është një fermere në fshatin Dardoğan të Adıyaman, i cili u godit nga tërmeti 7.7 dhe 7.6 ballë, ushqeu lopën e saj e cila ishte nën rrënoja pas shembjes së hambarit të saj, për 11 ditë duke siguruar mbijetesën e saj. 

16 Shkurt 2023, 21:52 Nga a.l
E strukur në një gropë, lopa nxirret nga rrënojat 11
Shpëtohet lopa në Turqi

TURQI- Emergjencat Civile kanë vijuar në ditën e 11 të tërmetit kërkimet për të mbijetuarit dhe personat e zhdukur nën rrënoja, megjithëse shpresat sa vijnë e ulen. Përveç njerëzve, ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar një lopë e cila ra nën rrënojat e hambarit ku strehohej në Adıyaman para 11 ditëve. Birgül Tuncay, e cila është një fermere në fshatin Dardoğan të Adıyaman, i cili u godit nga tërmeti 7.7 dhe 7.6 ballë, ushqeu lopën e saj e cila ishte nën rrënoja pas shembjes së hambarit të saj, për 11 ditë duke siguruar mbijetesën e saj. 

"Bircani im shpëtoi, Zoti ju ruajtë juve. Unë jam shumë e lumtur sot. Do të isha edhe më e lumtur nëse do të më shpëtonin dhitë dhe lopët e tjera", tha ajo. 

termet ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 16 Shkurt 2023, 21:00 k.m.

Rusia sulmon me raketa Ukrainën

Foto ilustruese MOSKË- Forcat ruse goditën sot me raketa një sërë objektivash në të gjithë Ukrainën. Zyrtar&eu...