Bota

'Kërcënon sigurinë energjetike'/ Ministri i Jashtëm hungarez: Nuk do të sanksionojmë industrinë bërthamore ruse

Ministri i Jashtëm hungarez, Petro Azijjarto u shpreh se ndalimi do të kërcënonte sigurinë energjetike të vendit.

16 Shkurt 2023, 21:09 Nga a.l
'Kërcënon sigurinë energjetike'/ Ministri i
Hungari

HUNGARI- Qeveria hungareze ka deklaruar se do të refuzojë sanksionet ndaj industrisë bërthamore ruse. Siç raportojnë mediat e huaja, Ministri i Jashtëm hungarez, Petro Azijjarto u shpreh se ndalimi do të kërcënonte sigurinë energjetike të vendit.

Sipas Szijjarto, Komisioni Evropian vazhdon të propozojë kufizime ndaj Rusisë që përkeqësojnë krizën ekonomike në Evropë dhe kërcënojnë sigurinë energjetike të Hungarisë.

Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që nafta të rrjedhë përmes tubacionit të Druzhbës dhe që termocentrali bërthamor të Paks të mund të funksionojë. Sigurisht, ne refuzojmë të gjitha propozimet që kufizojnë furnizimin me naftë dhe bashkëpunimin në fusha bërthamore me Rusinë”, tha ministri.

Mediat ruse shkruajnë se Hungaria, e cila është shumë e varur nga energjia e Rusisë, ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin e sanksioneve të vendosura ndaj Moskës nga Perëndimi në përgjigje të konfliktit në Ukrainë. Ajo ka argumentuar se kufizimet kanë shkaktuar probleme në ekonominë e BE-së, por nuk kanë arritur të dobësojnë ndjeshëm Rusinë. Ndërkohë, udhëheqësit e BE-së kanë pranuar se rritja e sanksioneve kundër Rusisë është bërë gjithnjë e më e vështirë pasi bllokut i mbarojnë rezervat.

industria berthamore ruse

Sondazh

Poll

Bota 16 Shkurt 2023, 21:00 k.m.

Rusia sulmon me raketa Ukrainën

Foto ilustruese MOSKË- Forcat ruse goditën sot me raketa një sërë objektivash në të gjithë Ukrainën. Zyrtar&eu...