Politike

Përjashtohen me nga 10 ditë nga seancat parlamentare 3 deputetë të PD-së

Ermonela Felaj e arsyetoi vendimin duke thënë se deputetja krijoi në zhurmë në momentin kur në sallë po fliste një deputet.

16 Shkurt 2023, 15:58 Nga A.B
Përjashtohen me nga 10 ditë nga seancat parlamentare 3 deputetë
Kuvendi

TIRANË-Nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj ka kërkuar nga komisioni i etikës që të përjashtojë nga puna e Kuvendit 3 deputetë të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për deputetët Elda Hoti, Sorina Koti dhe Edmond Spahos për bllokimin e foltores së Kuvendit që prej orëve të mëngjesit. Për deputetin Edmond Spaho, Felaj kërkoi përjashtimin nga Kuvendi për 20 ditë.

FelajEdmond Spahos t’i dyfishohet periudha e përjashtimit (20 ditë). I jap vërejtje Elda Hotit, meqënëse vazhdon të mbajë të bllokuar Foltoren. I heq të drejtën e fjalës dhe kërkoj përjashtimin nga seanca parlamentare dhe mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. I jap vërejtje zonjës Sorina Koti. Meqënëse vijon të qëndrojë në Foltore, i jap vërejtje. Meqënëse sërish vazhdon, i heq të drejtën e fjalës dhe kërkoj përjashtimin nga seanca dhe mbledhjet e komisioneve Parlamentare.

seance plenare 16 shkurt 2023 ermonela felaj

Sondazh

Poll