Politike

I ra bilbilit dhe bllokoi Foltoren, përjashtohet deputeti i 13-të i PD, Edmond Spaho gjobitet edhe me ditën e punës

Edmond Spaho është dënuar edhe me 10 ditë të tjera nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërkohë që gjithashtu është gjobitur, duke iu hequr dita e punës.

16 Shkurt 2023, 15:58 Nga k.m.
I ra bilbilit dhe bllokoi Foltoren, përjashtohet deputeti i 13-të i
Edmond Spaho

TIRANË- Një tjetër deputet i Partisë Demokratike është përjashtuar sot nga seanca plenare pasi i ka rënë bilbilit dhe ka bllokuar foltoren e parlamentit. Bëhet fjalë për deputetin Edmond Spahon. Ky i fundit është dënuar edhe me 10 ditë të tjera nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërkohë që gjithashtu është gjobitur, duke iu hequr dita e punës.

Vendimin ia ka bërë të ditur nënkryetarja e shumicës parlamentare, Ermonela Felaj, që drejton seancën plenare të ditës së sotme.

Por Spaho nuk është i vetmi që është dënuar sot, pasi iu bashkuan Elda Hoti dhe Sorina Koti. 

edmond spaho seance plenare 16 shkurt 2023

Sondazh

Poll