Bota

Të shtëna në qendër tregtare në Teksas, një i vdekur dhe tre të plagosur

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në qendrën tregtare Cielo Vista. Ndodhet pranë një supermarketi Walmart ku 23 persona u vranë në një sulm racist në vitin 2019, një nga të shtënat masive më vdekjeprurëse në historinë e SHBA.

16 Shkurt 2023, 10:07 Nga I.A
Të shtëna në qendër tregtare në Teksas, një i
Qendra tregtare

SHBA- Një person ka mbetur i vrarë dhe tre janë plagosur nga të shtënat në një qendër tregtare në El Paso, Teksas. BBC shkruan se policia thotë se dy të dyshuar janë në paraburgim, dhe njëri është marrë në vendngjarje nga një oficer jashtë detyrës. Autoritetet nuk po kërkojnë askënd tjetër.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në qendrën tregtare Cielo Vista. Ndodhet pranë një supermarketi Walmart ku 23 persona u vranë në një sulm racist në vitin 2019, një nga të shtënat masive më vdekjeprurëse në historinë e SHBA.

Të mërkurën, shefi i policisë së El Pasos, Peter Pacillas tha se oficerët jashtë detyrës që punonin me sigurinë në qendër u përgjigjën "brenda tre minutash" dhe arrestuan një të dyshuar pa gjuajtur me armë. Nuk ka detaje për arrestimin e dytë. Të katër viktimat ishin meshkuj. Dy nga të plagosurit mësohet se janë në gjendje kritike për jetën.

Një javë më parë, personi i armatosur në atë sulm, Patrick Crusius, u deklarua fajtor për 90 akuza federale, duke përfshirë krimet e urrejtjes dhe shkeljet e armëve të zjarrit. Dhe të hënën, tre studentë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr në kampusin e Universitetit Shtetëror të Miçiganit (MSU).

te shtena ne shba

Sondazh

Poll