Bota

Haki Abazi: Kryeministri Kurti ka urdhëruar shkarkimin tim, nesër flas për inçizime dhe skandale

Nesër ka paralajmëruar një konferencë për shtyp ku do të flas në lidhje me çështjen në fjalë dhe  ka paralajmëruar se do të diskutojë edhe për ato që i quan si “audio/video” inçizime dhe skandale, duke mos bërë me dije se për çfarë e ka fjalën. 

15 Shkurt 2023, 20:23 Nga k.m.
Haki Abazi: Kryeministri Kurti ka urdhëruar shkarkimin tim, nesër flas
Albin Kurti dhe Haki Abazi

PRISHTINË- Deputeti i LVV-së, Haki Abazi duket se tashmë do të përplaset hapur me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Altin Kurti, dikur një nga miqtë e tij më të mirë. Haki Abazi ka njoftuar me anë të një statusi në Facebook se ka marrë vesh që kryeministri Kurti ka dhënë urdhër që ai të shkarkohet nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe për heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë. 

Ndaj dhe nesër ka paralajmëruar një konferencë për shtyp ku do të flas në lidhje me çështjen në fjalë dhe  ka paralajmëruar se do të diskutojë edhe për ato që i quan si “audio/video” inçizime dhe skandale, duke mos bërë me dije se për çfarë e ka fjalën. 

"Të nderuar gazetarë dhe qytetarë të dashur, Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë. Nesër poashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë."

Deputeti Haki Abazi ishte zëvendës-kryeministër në Qeverinë Kurti II dhe kishte marrëdhënie të mira me kryeministrin Kurti. Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Abazi u bë kandidat i Vetëvendosjes dhe ia doli të zgjidhej deputet. Por, marrëdhënia nisi të krisej në vitin 2022.

Abazi ka lajmëruar disa herë shumë kundërshti që ka pasur me shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, por edhe në të shkuarën e ka kritikuar Kurtin në të kaluarën për mënyrën se si e kishte udhëhequr procesin dialogues me Serbinë, por edhe për mungesë të reformash në vend.

albin kurti haki abazi

Sondazh

Poll