Bota

Morën vëmendjen e gjithë botës kur u shpëtuan nga shpella, vdes në Angli kapiteni 17-vjeçar i ekipit të futbollit të fëmijëve, mister shkaqet

Dom dhe djem të tjerë morën vëmendje globale kur u bllokuan në Tajlandë në vitin 2018.

15 Shkurt 2023, 16:52 Nga k.m.
Morën vëmendjen e gjithë botës kur u shpëtuan nga
Duangpets Probthep

BRITANI E MADHE- Kapiteni i ekipit të futbollit të fëmijëve që u bë i famshëm për ngecjen e tyre në shpellë, ka ndërruar jetë në Britaninë e Madhe në moshën 17-vjeçare. Duangpets Probthep, i njohur si 'Dom', ishte kapiteni i 'Derrave të Egër' dhe një  nga 12 djemtë që u shpëtuan pas dy javësh të bllokuar në një shpellë tajlandeze, në vitin 2018. Në Britani, ai po ndiqte mësimet në një akademi futbolli.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e dha ish-mësuesja, por rrethanat e vdekjes së 17-vjeçarit ende nuk dihen.

Reuters nuk mund ta konfirmonte në mënyrë të pavarur lajmin e vdekejs së tij, për të cilin u tha se ishte informuar nga gjyshja e Duangpets, e cila prentendoi se fëmija kishte pësuar një aksident.

Në qershor 2018, 12 djem të moshës 11-16 vjeçare dhe ndihmës trajneri i tyre, 25 vjeç u nisën për të eksploruar kompleksin e shpellës Tham Luang për vetëm një orë, por përfunduan të bllokuar nga ujërat e përmbytjeve. Ata u gjetën 9 ditë më vonë në një dhomë brenda shpellës, 4 kilometra nga hyrja. Shpëtimi i tyre i ndërlikuar filloi gjashtë ditë më vonë në një operacion të paprecedentë më parë, gjatë të cilit vdiq një polumbar.

Pasi u shpëtuan, djemtë u ftuan të merrnin pjesë në një ndeshje të Manchester United dhe historia e tyre u bë temë për libra, dokumentarë dhe së fundmi u kthye në një serial në Netflix i quajtur "Thai Cave Rescue".

duangpets probthep

Sondazh

Poll