Insights

I gjori stadium…

16 Shtator 2019, 05:09 Nga DOSJA
I gjori stadium…

TIRANË- U tha se do te ndertohej brenda 2 vjetesh…por ka nisur te ndertohet qe ne Qershor te 2016 …e akoma pas tre vitesh e kusur ende nuk ka perfunduar…

U tha se do te kushtonte 50 milion euro…por deri tani i ka kaluar te 70 milionet e prite sa do veje deri kur te inagurohet ..

U tha se do te kishte nje kapacitet prej 25 mije vendesh e u katandis me 22.500 ndenjese…

U tha se ne te 4 pjeset e tija dy ballore e dy anesore shqiptaret do te shijonin ndeshjet e Kombetares se tyre Kuq e Zi…por njera pjese …ajo e VIP firoi e u shnderrua ne Molle e Ndaluar per dashamiret e futbollit …dhe e rezervuar vetem per Te Medhenjte e tyre si dhe per bizneset e pislliqet e tyre pa fund me te cilat kerkojne te bejne pis edhe futbollin ..

U tha se do te quhej Arena Kombetare …por Bracja me shoke c’nuk po bejne ti rikthejne emrin e simbolit te tyre komunist te 5 majit…Qemal Stafes….

U tha e c’nuk u tha per Kullen e tij por doni ju qe ajo ishte e para qe perfundoi se ndertuari dhe ka kohe qe eshte gati per ”aktivitetin e saj sportiv e tregetar”’…

U tha se do te inagurohej ne Qershor…pastaj u shty per ne Shtator e me se fundi eshte vendosur te perurohet ne Nentor ne ndeshjen me Francen …si shperblim per perdhosjen e Himnit tone kombetar prej ”Gjelave ” te Macronit …me 7 shtator te ketij viti ne Paris…

U tha qe do te jete nje investim i perbashket mes FSHF – UEFA e Qeverise shqiptare …por ju siguroj se ka te ngjare qe ky stadium te mos jete rrezik prone e askujt prej te deklaruarve… edhe pse nje ”Pronar” e ka qe c’ke me te…

U tha qe do te jete stadiumi me i bukur ne Ballkan…por sinqerisht une deri tani gje me te shemtuar nuk kam pare …edhe pse Ballkanin e kam bredhur me pellembe e nuk besoj qe ai eshte aq i shemtuar sa ky palo stadiumi yne te jete nje nga bukurite e rralla e nje nga kryeveprat e tij …

I gjori stadium …shyqyr qe s’ka goje thoni ….se do kishte bere namin neper Gjyqe e Gjykata …apo si kemi sagllam ne keto te fundit….

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog adriatik dosti arena kombetare i gjori stadium stadiumi qemal stafa adriatik dosti arena kombetare i gjori stadium stadiumi qemal stafa

Sondazh

Poll

Insights 12 Shtator 2019, 14:10

Rasti Bolton – Trumpi nuk duron kritika

SHBA- Ishte një tërheqje e pazakonshme e këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton, pas një viti e gjysmë në detyrë. I njohur si Skifteri, një politikan i ...

Insights 12 Shtator 2019, 06:15

Kjo ishte humbja më e ëmbël në jetën time

Për fatin tim të keq, për shkak të trafikut të dendur, unë, bashkë me dy çikat e mia, u futëm brenda në stadium dy minuta më vonesë. E përjetova një konf...

Insights 2 Shtator 2019, 05:11

Pas Brexit shenjat në Europë janë për stuhi

GJERMANI- “Nëse më duhet të bëj luftë, atëherë të lutem kundër një koalicioni”, citohet të ketë thënë Napoleoni. Vërtet që Europa ishte e bashkuar kundër Francë...