Bota

Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë evropiane kundërshtojnë Izraelin për ndërtimet në Bregun Perëndimor: Përkeqësohen tensionet

Ministrat nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia ndoqën të martën Shtetet e Bashkuara në denoncimin e zgjerimit të planifikuar.

14 Shkurt 2023, 21:16 Nga A.B
Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë evropiane kundërshtojnë Izraelin
Ndërtimet e Izraelit në Bregun Perëndimor

IZRAEL- Ministrat e jashtëm të pesë fuqive perëndimore u shprehën shumë të shqetësuar nga vendimi i qeverisë izraelite të ekstremit të djathtë për të vazhduar me ndërtimin e mijëra njësive të vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar. Ministrat nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia ndoqën të martën Shtetet e Bashkuara në denoncimin e zgjerimit të planifikuar.

Ne i kundërshtojmë fuqimisht këto veprime të njëanshme, të cilat do të shërbejnë vetëm për të përkeqësuar tensionet midis izraelitëve dhe palestinezëve dhe për të minuar përpjekjet për të arritur një zgjidhje të negociuar me dy shtete”, thanë ata në një deklaratë, raporton 'Reuters'. Ministri i Jashtëm norvegjez Anniken Huitfeldt dënoi gjithashtu planet e Izraelit.

Politika izraelite e vendbanimeve në tokat e pushtuara është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe duhet të ndalet”, tha Huitfeldt.

Planet izraelite të vendbanimeve janë dënuar gjithashtu nga fqinjët arabë të Izraelit, Jordania, Egjipti dhe Arabia Saudite. Por, Ministri i Sigurisë i vijës së ashpër të Izraelit, Itamar Ben-Gvir tha se donte të shihte më shumë vendbanime hebreje. “Toka e Izraelit i përket popullit të Izraelit”, tha ai në një video-mesazh.

Burimi: Reuters.com

izrael

Sondazh

Poll