Bota

Tërmeti në Turqi, shpëtohen dy qenë nga rrënojat e ndërtesave

Mbijetesa është vetëm hapi i parë. Ata që nxitojnë për të gjetur dhe për tu kujdesur për kafshët shtëpiake gjithashtu luftojnë për t'i dhënë kujdesin e duhur. 

14 Shkurt 2023, 14:28 Nga a.l
Tërmeti në Turqi, shpëtohen dy qenë nga rrënojat e
Qeni

TURQI- Gjashtë ditë pas tërmetit që rrafshoi pjesë të Turqisë dhe Sirisë, dy të mbijetuar dolën nga rrënojat. Ata ishin qen, fokusi i një përpjekjeje paralele shpëtimi në vazhdim.

"Një nga qentë u ngjit pas kufomës së pronarit të tij dhe ishte absolutisht një mrekulli që u shpëtua gjashtë ditë më vonë," tha Csenay Tekinbas, një përfaqësues i grupit lokal për mirëqenien e kafshëve HAYTAP.

"Shpresoj që të mbajë jetë. Shpresoj se mund t'i japim një jetë të re"  tha Tekinbas për qenin që më në fund la pronarin e tij të vdekur. 

Tashmë, spitalet fushore janë ngritur në katër qytete për tu kujdesur për kafshët shtëpiake të shpëtuara. Mbijetesa është vetëm hapi i parë. Ata që nxitojnë për të gjetur dhe për tu kujdesur për kafshët shtëpiake gjithashtu luftojnë për t'i dhënë kujdesin e duhur. 

“Për momentin nuk ka ushqim, ushqim për zogjtë, ushqim për pulat apo ndonjë gjë në ndonjë dyqan kafshësh. Sepse kudo është ose e mbyllur ose e shembur”, tha Tekinbas.

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 36,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.

termet ne turqi csenay tekinbas

Sondazh

Poll