Bota

E trishtë në Turqi, rreth 1400 fëmijë u ndanë nga prindërit e tyre pas tërmetit

Yanik tha se 291 nga fëmijët mbeten të paidentifikuar dhe hapi i parë është të kuptojmë se cilët janë ata, në mënyrë që të mund të ribashkohen me çdo pjesëtar të familjes që është ende gjallë.

14 Shkurt 2023, 13:53 Nga I.A
E trishtë në Turqi, rreth 1400 fëmijë u ndanë nga
Femije

TURQI- Të paktën 1,362 fëmijë në Turqi u ndanë nga prindërit e tyre pas një tërmeti masiv që goditi një javë më parë, sipas ministrit të vendit të Familjes dhe Shërbimeve Sociale Derya Yanik.

"Deri më sot, 369 janë ribashkuar me familjet e tyre. 792 fëmijë të tjerë janë në spitale dhe 201 fëmijë janë në “institucione të lidhura me ministrinë tonë”, tha Ministri.

Yanik tha se 291 nga fëmijët mbeten të paidentifikuar dhe hapi i parë është të kuptojmë se cilët janë ata, në mënyrë që të mund të ribashkohen me çdo pjesëtar të familjes që është ende gjallë.

“Pasi të kemi identifikuar fëmijët tanë, por kemi gjetur se ata kanë humbur anëtarët e familjes së tyre dhe duhet të vendosen nën kujdesin e shtetit, atëherë me siguri mund t’i lejojmë ata të hyjnë në kontakt me familjet që tashmë janë të njohura për sistemin e rregullt të kujdestarisël,” tha Yanik.

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 36,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.

derya yanik termet ne turqi

Sondazh

Poll