Bota

VIDEO-DUKURIA/ Niveli i ujit në detin Marmara pranë Stambollit tërhiqet me 25 metra

Era mbart vazhdimisht ujin sipërfaqësor të detit nga bregu i detit Marmara në anën evropiane të Stambollit drejt jugut.

14 Shkurt 2023, 14:12 Nga I.A
VIDEO-DUKURIA/ Niveli i ujit në detin Marmara pranë Stambollit
Deti Marmara

TURQI- Deti Marmara pranë Stambollit u tërhoq papritur me 25 metra, duke shkaktuar shqetësimin e banorëve. Fakulteti i Inxhinierisë në Stamboll njoftoi ngjarjen, duke thënë se tërheqja e detit nuk ka lidhje me tërmetin që goditi jugun e vendit tetë ditë më parë.

 Sipas Administratës së Meteorologjisë, intensiteti i kësaj ere është 20 kilometra në orë. Era mbart vazhdimisht ujin sipërfaqësor të detit nga bregu i detit Marmara në anën evropiane të Stambollit drejt jugut.

“Për shkak të qendrës së presionit të lartë që ndodhet në perëndim të Turqisë, mbi Stamboll ka kohë që era fryn nga veriu në jug, pra në detin Marmara. Për këtë, niveli i ujit është në rënie dhe po tërhiqet në bregun verior të detit Marmara në drejtim të Avcilarit, ndërsa niveli është në rritje në bregun jugor të detit të lartpërmendur”, është bërë e ditur nga Fakulteti Teknik.

terhiqet deti marmara

Sondazh

Poll