Bota

Tërmeti shkatërrues/ Turqia pëson humbje drastike të ekonomisë me 84 miliardë dollarë

Llogaritjet fillestare treguan se kostot që lidhen me fatkeqësinë natyrore, duke përfshirë përpjekjet për rikuperim, mund të arrijnë në rreth 5.5% të PBB-së.

13 Shkurt 2023, 21:44 Nga a.l
Tërmeti shkatërrues/ Turqia pëson humbje drastike të
Tërmeti në Turqi

TURQI- Tërmetet prekën rëndë 10 provinca dhe 13.5 milionë njerëz në juglindje të vendit, si dhe në Sirinë fqinje.
Sipas vlerësimeve paraprake, tërmetet e fuqishme në Turqi do të sjellin humbje në ekonomi në vlerën 84 miliardë dollarë ose rreth 10% të PBB-së. 

Sipas parashikimeve të Konfederatës së Sipërmarrjeve dhe Bizneseve Turke, tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë që ndodhën më 6 shkurt, shkaktuan dëme në ndërtesa banimi në vlerë prej rreth 70.8 miliardë dollarë dhe 10.4 miliardë dollarë të tjerë humbje të të ardhurave kombëtare.

Grupi Turkonfed tha se humbjet e fuqisë punëtore do t'i kushtonin ekonomisë turke 2.9 miliardë dollarë. Tërmetet prekën rëndë 10 provinca dhe 13.5 milionë njerëz në juglindje të vendit, si dhe në Sirinë fqinje.

Llogaritjet e Turkonfed u bazuan në tërmetet e vitit 1999 pranë Stambollit, të cilët vranë rreth 18,000 njerëz. Numri i të vdekurve nga shkatërrimet e fundit ka tejkaluar shumë atë të tërmetit të vitit 1999 dhe mijëra njerëz janë ende të zhdukur. Dëmtimi i infrastrukturës së Turqisë, duke përfshirë rrugët dhe rrjetet e energjisë elektrike, si dhe spitalet dhe shkollat, mund të shtyjë deficitin buxhetor të vendit në mbi 5.4 përqind të PBB-së këtë vit, krahasuar me një parashikim zyrtar prej 3.5 përqind.

Llogaritjet fillestare treguan se kostot që lidhen me fatkeqësinë natyrore, duke përfshirë përpjekjet për rikuperim, mund të arrijnë në rreth 5.5% të PBB-së.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se qeveria e tij do të përfundonte ndërtimin e banesave brenda një viti dhe rreth 100 miliardë lira (5.3 miliardë dollarë) ishin ndarë tashmë për ndihmë nga fatkeqësitë. Kujtojmë se në Turqi janë arrestuar ose lëshuar urdhër-arreste për rreth 130 persona , të cilët me gjasë janë përfshirë në ndërtimin e ndërtesave që u shembën nga tërmetet dhe vranë banorët e tyre.

termet ne turqi

Sondazh

Poll