Bota

'Ushtria ruse është gati'/ Kadyrov paralajmëron: Kemi mjaftueshëm forca që të pushtojmë Kievin

Ushtria ruse është gati dhe do të jetë në gjendje të pushtojë Kievin. Këtë e deklaroi lideri çeçen Ramzan Kadyrov, në një intervistë për kanalin televiziv Rusia 1.

13 Shkurt 2023, 21:39 Nga a.l
'Ushtria ruse është gati'/ Kadyrov paralajmëron: Kemi
Ramazan Kadyrov

RUSI- Ushtria ruse është gati dhe do të jetë në gjendje të pushtojë Kievin. Këtë e deklaroi lideri çeçen Ramzan Kadyrov, në një intervistë për kanalin televiziv Rusia 1, raporton RIA Novosti. 

"Ne kemi forca për të arritur në Kiev, për të marrë Kievin. Mbrojtja jonë, Garda Kombëtare, njësitë e policisë janë të gjitha gati për çfarëdo që të vendosë presidenti Vladimir Putin", tha Kadyrov.

Gjermania ka filluar të trajnojë ushtarët ukrainas në tanket e saj Leopard 2 , tha qeveria të hënën. Tanket pritet të dorëzohen në mars. SHBA u ka thënë qytetarëve të saj në Rusi që të largohen “menjëherë” për shkak të luftës në Ukrainë dhe rrezikut të arrestimit të mundshëm arbitrar nga forcat ruse të ligjit.

ramazan kadyrov

Sondazh

Poll