Art&Argëtim

Ismail Kadare fiton çmimin ‘Pak Kyongni 2019’ në Korenë e Jugut

18 Shtator 2019, 15:59 Nga DOSJA
Ismail Kadare fiton çmimin ‘Pak Kyongni 2019’ në

KORE E JUGUT- Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur shqiptar ka fituar çmimin  Pakmimin Pak Kyongni për vitin 2019. Në një njoftim zyrtar të bërë nga Kim Uchang, shefi i komitetit të përzgjedhur, veprat e Ismail Kadaresë bëjnë që lexuesit të meditojnë dhe të ndihen ndryshe  rreth tyre marrëdhënieve me ngjarje të caktuara historike .

Ceremonia ku shkrimtari shqiptar është i ftuar të marrë çmimin do të zhvillohet të shtunën e 26 tetorit 2019, në Qendrën Kulturore Toji në Korenë e Jugut.

Çmimi që ka fituar autori i njohur shqiptar  shoqërohet  me një vlerë të konsiderueshme, prej  84 mijë dollarësh, duke e bërë atë një nga çmimet më të pasura ndërkombëtare të dhëna në letërsi.

Përzgjedhja bëhet pas shqyrtimit të 350 shkrimtarëve nga e gjithë bota, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara. Që nga korriku 2019, komiteti i përzgjedhjes kishte përpiluar një listë të 5 autorëve më të mirë nga të cilët shkrimtari shqiptar i lindur në Gjirokastra ishte fituesi për këtë vit.

‘Pak Kyongi’ është quajtuar i tillë në nder të romancieres nga Koreja e Jugut dhe u krijua që në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji.

Ky çmimet jepet për çdo vit  për një shkrimtar të letërsisë botërore për ndikimin që kishte autorja në këtë fushë.

Kujtojmë që një vit më parë çmimi u fitua nga shkrimtari amerikan, Richard Ford.

Burimi: invest-in-albania

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture fiton çmimin pakmimin pak kyongni ismail kadare kore e jugut fiton çmimin pakmimin pak kyongni ismail kadare kore e jugut

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Shtator 2019, 15:37

Keni dëgjuar ndonjëherë për kafazët e bebeve?

Londër – Dhe pse u krijuan në 1920, kafazet e bebeve u përhapën në masë vetëm pas 1930.Ato kishin si qëllim kryesor ajrosjen e fëmijëve, dhe ishin variant më I ...

Art&Argëtim 18 Shtator 2019, 14:26

Festivali ndërkombëtar i kokëkuqëve!

Hollandë – Festa e kokëkuqëve! Cdo vit gjatë javës së parë të shtatorit , me qindra njerëz të cilët janë flokë kuq në mënyrë natyrale, mblidhen në qytetin...