Sport

Përdoren bomba me gazlosjellës, ndeshja fillon me 50 minuta vonesë për shkak të incidenteve rreth stadiumit në Clermont

Përplasjet kanë ndodhur këtë të shtunë rreth stadiumit Gabriel-Montpied në Clermont, para takimit mes klubit vendas dhe Olympique Marseille.

12 Shkurt 2023, 07:59 Nga DOSJA

Përdoren bomba me gazlosjellës, ndeshja fillon me 50 minuta

FRANCE - Fillimi i ndeshjes së Ligue 1 ndërmjet Clermont dhe Marseille u shty për më shumë se dyzet e pesë minuta të shtunën, pas incidenteve pranë stadiumit Gabriel-Montpied, që çuan policinë në përdorimin e gazit lotsjellës.

Më pak se njëqind persona pa bileta u nxorrën me forcë nga stadiumi dhe u detyruan të largohen nga policia me gaz lotsjellës. Grupi më pas preu një gardh për të shkuar në parkingun e vizitorëve, sipas prefekturës Puy-de-Dome, raporton AFP.

Përdoren bomba me gazlosjellës, ndeshja fillon me 50 minuta

Gazi e bezdisi shumë publikun në tribuna dhe lojtarët u detyruar të qëndronin në dhomat e zhveshjes, për një periudhë të gjatë. Gazrat u deshën një gjysmë ore për t'u shpërndarë plotësisht dhe atëhere, arbitri i takimit Buquet, e vuri re gjatë inspektimit të tij në orën 21.25 dhe urdhëroi për fillimin e ndeshjes.

Lojtarët u kthyen në fushë në orën 21:31, për një dhjetë minutësh të mirë ngrohjeje dhe ndeshja mundi të fillonte vetëm në orën 21:48... më shumë se tre çerek ore me vonesë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll