10 Shkurt 2023, 20:09
Nga a.l
Serbi
SERBI- Tre ish-anëtarë të Ushtrisë serbe të Bosnjës janë dënuar me burgim për kryerjen e shumë përdhunimeve gjatë luftës së viteve 1992 deri më 1995 në Bosnje-Hercegovinë. Ostoja Markoviç, 57-vjeçar, u dënua me nëntë vjet burgim, më 10 shkurt, nga Gjykata e Qarkut në Banja Luka.
Dy të pandehurit e tjerë, Bosiljko Markoviç, gjithashtu 57-vjeçar, dhe Mirko Boziç, u dënuan me nga shtatë vjet secili për krimet e vitit 1992 në qytetin e Kotor Varosh në Bosnjën Qendrore. Zoran Bubiç, avokati i Markoviçit, konfirmoi dënimet për Radion Evropa e Lirë. Ai tha se do të apelohet kundër vendimit të shkallës së parë.
Sipas aktakuzës, të tre shërbenin në Ushtrinë serbe të Bosnjës dhe përdhunuan disa gra me kombësi kroate në Kotor Varosh më 28 qershor 1992. Ata u akuzuan për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, sipas aktakuzës së ngritur në nëntor të vitit 1993. Prokuroria fillimisht ngriti padi kundër tyre gjatë luftës. Gjykimi i tyre filloi në prill në Gjykatën Civile në Banja Llukë.
Ostoja dhe Bosiljko Markoviq, të cilët nuk janë asgjë mes vete, aktualisht po vuajnë një dënim të mëparshëm për përdhunimin e një vajze 14-vjeçare gjatë luftës. Ata u dënuan me 10 vjet burgim, në një vendim të dhënë në vitin 2015 nga Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës.
Vendimi, ishte i pari në historinë e procedimeve penale në Bosnje në të cilin një viktime të një krimi lufte iu dha kompensim. Të dënuarit janë urdhëruar ta paguajnë kompensimin në shumën prej rreth 13.600 euro. Qyteti i Kotor Varoshit ka një popullsi prej rreth 17.000 banorësh, përfshirë 12.000 serbë, sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2013. Ndërsa para luftës, qyteti kishte një popullsi prej 360.000 banorësh, dhe 39 për qind ishin boshnjakë.Gjatë luftës 1992-95, forcat serbe të Bosnjës morën kontrollin e pjesëve të mëdha të vendit, duke i detyruar banorët joserbë të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke vrarë shumë prej tyre. Në Srebrenicë më 1995, ushtarët dhe policët serbë të Bosnjës ekzekutuan më shumë se 8.000 burra dhe djem myslimanë dhe i hodhën trupat e tyre në varre masive, në atë që njihet si gjenocidi i vetëm në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore./REL
ostoja markoviç
Bota
10 Shkurt 2023, 19:52
a.l
Dilara Gonder
TURQI- Njerëz të vdekur tqë nxirren nga rrënojat, familjarë me sytë nga ndërtesat e shkatërruara p&eu...
Bota
10 Shkurt 2023, 19:50
a.l
Pamje nga lufta në Ukrainë
RUSI- Rusia ndërmori të premten një valë sulmesh me raketa dhe dronë në gjithë Ukra...
Bota
10 Shkurt 2023, 19:41
a.l
Të mbijetuarit në Siri
SIRI- Rreth 5.3 milionë njerëz në Siri kanë mbetur të pastrehë nga tërmeti që...
Bota
10 Shkurt 2023, 19:32
a.l
Rexhep Taip Erdogan
TURQI- Tërmeti shkatërrues në Turqinë jugore mund të ndryshojë strategjinë elektorale për...
Bota
10 Shkurt 2023, 19:22
a.l
Patricia Ricks
SHBA- Një ngjarje e rëndëështë shënuar në SHBA. Mediat vendase raportojnë se një 72-vjeç...
Bota
10 Shkurt 2023, 19:01
a.l
Elbistan
TURQI- Dëme kolosale janë shkaktuar nga lëkundjet e forta sizmike në qytetin turk Elbistan. Mediat vendase raportojn&eum...
Bota
10 Shkurt 2023, 18:38
a.l
Tërmeti në Turqi
TURQI- Tërmeti 7.8 ballë që goditi Turqinë dhe Sirinë ditën e hënë ka shkaktuar dëm...
Bota
10 Shkurt 2023, 18:33
a.l
Tërmet në Turqi
TURQI- Një nënë e dëshpëruar që kërkon me ngulm fëmijët e saj. Tragjedi të...
Bota
10 Shkurt 2023, 18:24
a.l
femija
GREQI- Një ngjarje tronditëse është raportuar në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se pak ditë më par&e...
Bota
10 Shkurt 2023, 18:15
a.l
Itali
ITALI- Rikthehet moti i keq në Itali, me borë dhe të ftohtë në qendër dhe në jug, i cili kundërpeshohet nga g...