Bota

Tronditëse në SHBA/ 72- vjeçarja dhunon për vdekje mbesën e saj 8 vjeçe, hetuesit: Kishte shenja në të gjithë trupin dhe kokën

Zyra e Sherifit të Qarkut Nash tha se Patricia Ann Ricks, akuzohet se e ka rrahur fëmijën aq keq sa kishte vdekur kur mbërriti në një spital të zonës.

10 Shkurt 2023, 19:22 Nga a.l
Tronditëse në SHBA/ 72- vjeçarja dhunon për vdekje
Patricia Ricks

SHBA- Një ngjarje e rëndëështë shënuar në SHBA. Mediat vendase raportojnë se një 72-vjeçare e identifikuar me emrin Patricia Ricks ka dhunuar për vdekje mbesën e saj 8 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Veriut, ndërsa e moshuara është arresutuar dhe do të përballet me akuzën për vrasje të shkallës së parë. 

Zyra e Sherifit të Qarkut Nash tha se Patricia Ann Ricks, akuzohet se e ka rrahur fëmijën aq keq sa kishte vdekur kur mbërriti në një spital lokal të martën. Autoritetet thanë se ajo kishte lëndime në të gjithë trupin dhe kokën.

Kur detektivët u kthyen në shtëpinë ku jetonte fëmija, gjetën pesë fëmijë dhe një të rritur. Ricks ishte kujdestari për të gjithë fëmijët. E moshuara u mor në pyetje, më pas u arrestua me akuza për vrasje të shkallës së parë dhe keqtrajtim të fëmijëve me lëndime të rënda. Asnjë obligacion nuk është vendosur. Hetuesit thanë se ajo nuk dha një deklaratë kur u mor në pyetje.

 

patricia ricks

Sondazh

Poll