Bota

Takimi me liderët e Evropës/ Zelenskyy kthehet optimist në 'shtëpi', si u përmbyll misioni i tij për ndihmën ushtarake

Duke folur në një konferencë për shtyp të premten herët, Macron gjithashtu nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit të avionëve në Ukrainë.

10 Shkurt 2023, 17:26 Nga a.l
Takimi me liderët e Evropës/ Zelenskyy kthehet optimist në
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka përfunduar takimet me liderët e Evropës në përpjekje për të marrë mbështetjen e tyre por edhe pajisje ushtarake përballë një vale të re agresioni rus teksa lufta ka hyrë në ditën e 352 të saj. Më herët udhëheqësi ukrainas është shprehur se ai nuk mund të shkojë në shtëpi me duart bosh, teksa mediat e huaja raportojnë se ai mund të ketë siguruar armatime të reja dhe të fuqishme.

Në Londër, Zelenskyy mori garanci se Mbretëria e Bashkuar do të dyfishojë stërvitjen e trupave ukrainase dhe se ky trajnim do të përfshijë gjithashtu pilotë në mënyrë që Kievi të mund të mbrojë më mirë qiejt e tij. Sunak nuk u angazhua për dërgimin e avionëve luftarakë të shumëpritur, por nuk e përjashtoi mundësinë për ta bërë këtë më vonë. Në Paris, Zelenskyy-t iu premtua gjithashtu ndihmë e mëtejshme ushtarake. “Ka disa marrëveshje, të cilat nuk janë publike, por janë pozitive,” u tha ai gazetarëve në Bruksel, duke preferuar t’i mbajë të fshehta këto garanci.

Duke folur në një konferencë për shtyp të premten herët, Macron gjithashtu nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit të avionëve në Ukrainë.

Një zyrtar i dytë, që punon për një vend tjetër të BE-së, tha se dërgimi i avionëve do të marrë pak kohë për t’u materializuar, nëse konsiderohet e mundur. Një nga çështjet e ngritura nga aleatët është se duhet një kohë e gjatë për të trajnuar pilotët e avionëve luftarakë.

Ndërkohë, institucionet e BE-së po punojnë për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Duke folur të enjten, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se këto do të përfshijnë ndalime të reja të eksportit me vlerë 10 miliardë euro (10.7 miliardë dollarë) dhe që synojnë propagandën ruse. Pasi ka mbyllur takime në Evropë, Zelensky ka zbritur në Poloni ku është takuar me kreun e shtetit polak, Andrzej Duda. Ndërsa së fundi është sulmuar aeroportin Berdyansk në rajonin Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia dhe më shumë se 100 ushtarë rusë u vranë. 

zelenskyy vizite ne britani

Sondazh

Poll