Art&Argëtim

Zbulohet amfibi më i madh në botë, peshon plot 110 kilogramë (FOTO)

18 Shtator 2019, 11:19 Nga DOSJA
Zbulohet amfibi më i madh në botë, peshon plot 110 kilogramë

MBRETËRI E BASHKUAR– Një Salamandër gjigand, që dikur jetonte në kopshtin zoologjik të Londrës dhe që më vonë ishte në ekspozitë në Muzeun e Historisë Natyrore përfaqëson një specie të re që mund të jetë amfibi më i madh në botë.

Ky konstatim është pjesë e një zbulimi më të madh në lidhje me larminë e Salamandrave  gjigande kineze, duke e ndarë atë që dikur mendohej si një specie e vetme në tre specie të dallueshme. Një studim që përshkruan speciet e reja u botua të hënën në revistën “Ecology and Evolution”.

Salamandrat  gjigande dikur jetonin nëpër Kinën qendrore, jugore dhe lindore. Lloji Andrias davidianus, i njohur si Salamandri gjigant kinez, arrin një gjatësi prej 3.7 metra dhe 110 kile. Tani, popullsitë e egra janë varfëruar në mënyrë kritike.

Burimi: CNN

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete amfibi më i madh në botë salamandra zvarranik amfibi më i madh në botë salamandra zvarranik

Sondazh

Poll