Art&Argëtim

“Ishte i tmerruar nga vrasja në skenë”, truproja rrëfim tronditës për ditët e fundit të Michael Jackson: U bë parano

18 Shtator 2019, 09:43 Nga DOSJA
“Ishte i tmerruar nga vrasja në skenë”, truproja

SHBA– Mbi 10 vjet nga vdekja e Michael Jackson, ish-truproja e tij ka rrëfyer se akuzat për ngacmim të fëmijëve të raportuara kundër këngëtarit ishte një katalizator në vdekjen e parakohshme të interpretuesit paranojak ’në vitin 2009.

Matt Fiddes, i cili punoi përkrah Michael Jackson si anëtar i ekipit të tij të sigurisë për 10 vite, duke hedhur dritë në ditët e fundit të yllit të muzikës Jackson, rrëfeu se si këngëtari i fashmshëm nuk ishte kurrë më i njëjti që pas gjygjit në vitin 2005 për Gavin Arvizo-n.

Gavin vuante nga kanceri kur ishte fëmijë, dhe së pari u takua me superstarin kur ishte 10 vjeç në spital. Ai vizitoi Michael-in në Neverland, megjithatë në qershor të vitit 2003, ai pretendoi se këngëtari e keqtrajtoi dhe abuzoi me të.

Këngëtari më pas u akuzua për pjesëmarrje në vepra të çuditshme dhe joshëse me një fëmijë nën moshën 14 vjeç. Në qershor 2005, Jackson u pastrua nga të gjitha akuzat. Përpara publikimit të kundër-dokumentarit Michael Jackson: Chasing The Truth, eksperti i arteve marciale Matt vazhdoi të mbrojë ish-punëdhënësin e tij pas akuzave të reja të bëra në dokumentarin Leaving Neverland nga James Safechuck dhe Ëade Robson në fillim të këtij viti.

Duke folur për Michael, Matt tha se këngëtari ishte përfshirë në një kaos të vërtetë pas akuzave për pedofili, pavarësisht se nuk u provua asnjëherë fajsia.

Matt, i cili shërbeu si truproja e Michael nga viti 1999 deri në vitin 2009 beson se dëmi ishte bërë tashmë pavarësisht vendimit.

“Ishte e qartë pas vendimit që ai kurrë nuk do të ishte në gjendje të lëvizte gishtat dhe të kthehej përsëri në modalitetin Michael Jackson. Ai ishte si një i vdekur që qëndronte në këmbë deri në fund. Hante dhe flinte mezor, ishte një kaos total,”– tha ai për Daily Star Online.

Duke shtuar se ai “luftoi shumë me veten” pas gjyqit, Matt shtoi se këngëtari”humbi kaq shumë peshë”. Matt tha që Michael u bë gjithnjë e më shumë paranojak  duke menduar se dikush është atje jashtë për ta marrë atë, dhe besonte se të gjithë i kishin kthyer kurrizin atij.

“Ai ishte i tmerruar nga vrasja në skenë dhe bënte sugjerime pa kuptim për të veshur një jelek të papërshkueshëm nga plumbi ndërsa performonte,” -tha truproja.

Vdekja e yllit të Pop-it , Michael Jackson mbetet ende një mister, dhe shumë adhurues të tij mbështesin teorinë se ai është ende gjallë.

Burimi: Metro

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz flet ish-truproja e jackson matt fiddes michael jackson rrëfimi tronditës vdekja e michael jackson ylli i popit flet ish-truproja e jackson matt fiddes michael jackson rrëfimi tronditës vdekja e michael jackson ylli i popit

Sondazh

Poll