Bota

Cigaret elektronike, mbi 450 njerëz shtrohen në spital nga sëmundje të pa identifikuara të mushkërive

17 Shtator 2019, 18:45 Nga DOSJA
Cigaret elektronike, mbi 450 njerëz shtrohen në spital nga

SHBA- Shoqatat e kujdesit të shëndetit fizik në Amerikë kanë filluar nismën për parandalimin e përdorimit të cigareve elektronike, pasi rreth 450 persona janë shtruar në spital me probleme të rënda të frymëmarrjes dhe të mushkërive. Madje disa prej tyre kanë humbur edhe jetën.

E fundit që humbi jetën ishte nje grua 55-vjeçare nga Kalifornia, ajo ishte përdoruese e rregullt e cigareve elektronike, siç ishte gjithashtu dhe cdo viktimë tjetër.

Njerëzit e sëmurë kanë simptoma të tipit: Dhimbje në gjoks, frymëmarrje e ngadaltë si dhe të vjella.

Një pjesë e mirë e tyre kanë përfunduar në koma gjithashtu. Cigaret elektronike kanë dalë në treg që  në vitin 2006, dhe  vitin e kaluar 3,6 milionë adoleshentë më shumë i janë shtuar listës së përdoruesve.

Burimi: Metro

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cigare elektronike organizata boterore e shendetit per mbrojtjen e shendetit cigare elektronike organizata boterore e shendetit per mbrojtjen e shendetit

Sondazh

Poll