Sport

Marash Kumbulla i zbukuron ditën 120 fëmijëve në Burrel!

Lapsa, stilolapsa, fletore dhe çanta shpine u mundësuan për ta falë zemërgjerësisë së lojtarit të kombëtares shsqiptare dhe Romës.

9 Shkurt 2023, 13:07 Nga DOSJA
Marash Kumbulla i zbukuron ditën 120 fëmijëve në Burrel!

ITALI - Marash Kumbulla festoi datëlindjen e tij të 23-të në ditën e djeshme. Mbrojtësi shqiptar vendosi që ta ndante gëzimin e tij edhe me disa fëmijë shqiptarë. Kështu lojtari i Romës dërgoi një komplet edukativ për 120 fëmijë në Burrel.

Lapsa, stilolapsa, fletore dhe çanta shpine u mundësuan për ta, falë zemërgjerësisë së Kumbullës. “Përshendetje djema, doja t’ju përshëndesja dhe t’ju uroj fat ndërsa fillon studime. Ju lutem mbani mend se edukimi dhe sjellja janë të rëndësishme, kjo është e rëndësishme. Gjithçka fillon nga ju”, ka thënë Kumbulla.

“Dikush ka thënë se lumturia e vërtetë është nëse ndan gjëra dhe buzëqeshjet e këtyre fëmijëve janë tregues se kjo është e vërtetë. Fëmijët e kopshtit 3 në Burrel kanë marrë një dhuratë të veçantë nga ana e Kumbullës në ditën e lindjes së tij”, shkruhet në faqen e organizatës ndërkombëtare  “Save The Children Italia”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll