Bota

FOTOLAJM- Kjo është Aya, FOSHNJA MREKULLI, lindi nën rrënoja por ia doli të mbijetonte

Foshnja u shpëtua nga mbeturinat pas pesë orësh punë kërkimi dhe shpëtimi nga ekipet e Mbrojtjes Civile Siriane (Helmetat e Bardha) në qytet.

9 Shkurt 2023, 13:48 Nga k.m.
FOTOLAJM- Kjo është Aya, FOSHNJA MREKULLI, lindi nën rrënoja
Aya

SIRI- Aya erdhi në jetë në rrethana të jashtëzakonshme, por do të rritet jetime. Ajo erdhi në këtë botë në orët e para të mëngjesit të së hënës, kur ra tërmeti i parë, ndërsa nëna e saj ishte ende e bllokuar nën rrënoja. 

Foshnja u shpëtua nga mbeturinat pas pesë orësh punë kërkimi dhe shpëtimi nga ekipet e Mbrojtjes Civile Siriane (Helmetat e Bardha) në qytet. Edhe pse kishte lëndime në pjesë të ndryshme të trupit, e vogla ia doli që të mbijetonte, ndërsa stafi në spitalin Ceyhan e quajti atë Aya dhe konfirmoi se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Përveç prindërve, foshnja humbi edhe tre vëllezër e motra nga tërmeti. Por vetë shpëtoi duke u quajtur fëmija i mrekullisë. 

aya termet ne turqi

Sondazh

Poll