Sport

Matias, vëllai i Leo Messit, vë në siklet familjen e tij…

Matias Messi, vëllai i Lionelit, ka bërë komente të pahijshme ndaj Joan Laportës dhe Barçës këtë javë në rrjetet sociale. Familja e lojtarit të PSG-së shpërtheu menjëherë, para se Matias të kërkonte falje.

9 Shkurt 2023, 10:21 Nga DOSJA
Matias, vëllai i Leo Messit, vë në siklet familjen e tij…

FRANCE - Lionel Messi mbeti victimë këtë javë nga një ‘rrëshqitje’ e vëllait të tij në rrjetet sociale. I ulur me djalin dhe miqtë e tij për një Twitch live, Matias la të lire gjuhën kundër Joan Laporta dhe Barçës, të cilët nuk bënë gjithçka, sipas tij, për ta mbajtur ‘Pleshtin’ në 2021, në fund të kontratës. 

Komentet e tij:“Unë kam një artikull sportiv të varur në shtëpinë time, që thotë ‘Messi duhet të kthehet në Barcelonë’ dhe i kam shkruar: ‘hahahahaha, ne nuk do të kthehemi në Barcelonë dhe nëse e bëjmë, do të bëjmë një pastrim të mirë”. Ndër të tjera ai kërkon të shkarkohet Joan Laporta dhe flet edhe kundër tifozëve. Sipas tij ‘njerëzit duhet të kishin dalë dhe të demonstronin ose diçka tjetër, që Laporta të largohej dhe Messi të qëndronte. Spanjollët janë tradhtarë. Po jua them këtë sepse dua që ta nxjerrim nga zemra dhe të mos dëgjojmë gjëra që nuk janë të vërteta”. 

Menjëherë në median spanjole Sport kanë reaguar anëtarët e tjerë të familjes Messi për të shuar zjarrin. “Mendimi i Matias është individual dhe nuk duhet domosdoshmërisht të përkojë me mendimin e Leos, apo të anëtarëve të tjerë të familjes së tij, apo atyre që e rrethojnë. Ata sigurisht duhej të prisnin Matias. Vëllai kërkoi falje dhe shpjegoi daljen e tij në Instagram, natën e së mërkurës në të enjte:

“Dua t'i kthehem asaj që thashë në rrjetet sociale, isha vetëm me djalin tim dhe miqtë e mi duke bërë shaka. Si mund të mendoj keq për një klub kaq të madh sa Barcelona dhe historia e saj, që i ka dhënë kaq shumë familjes sime dhe Leos. Për ne, Katalonja është shtëpia jonë e dytë dhe kjo është e njohur. Më vjen shumë keq dhe u kërkoj falje të gjithëve, veçanërisht Barcelonistëve”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll