Sport

Dramë, 38 volejbollistë të rinj dhe trajnerët e tyre, nën rrënojat e një hoteli. Tragjedia në Turqi merr përmasa të frikshme…

Nuk dihet ende numri i lojtarë të futbollit, hendbollit dhe volejbollit, të cilët ndodhen nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

9 Shkurt 2023, 11:14 Nga DOSJA

Dramë, 38 volejbollistë të rinj dhe trajnerët e tyre,

TURQI - Tridhjetë e tetë volejbollistë të rinj turko-qipriotë dhe mësuesit e tyre gjenden nën rrënojat e një hoteli të shembur në Adiyaman (në jug të Malatya), ku ishin sistemuar për të marrë pjesë në disa garat sportive.

Lojtarët e ekipit të volejbollit për meshkuj të Malatya, që luajnë në ligën e dytë të volejbollit turk, u raportuan gjithashtu të mbetur nën rrënojat e një hoteli të shembur në Malatya.

Ndërkohë, 14 lojtare të skuadrës së volejbollit të femrave të Hatajit, gjithashtu ndodhen nën rrënojat e një tjetër godine. Sipas Federatës Turke të Hendbollit, ndërkombëtari turk Cemal Kutahya dhe trajneri i Hataysporit, Savas Yuksel, janë varrosur nën rrënoja në atë qytet, një nga më të goditurit nga tërmeti.

Dramë, 38 volejbollistë të rinj dhe trajnerët e tyre,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll