Bota

Banorët kërkojnë të futen në programin e rindërtimit, Veliaj: Nuk hedhim dot një verë vjetër në një fuçi të re

Po ashtu ai u shpreh se ata do të ndihmojnë këto familje me subvencionimin e qirasë, ndërkohë që vet banorët në protestën e sotme kanë deklaruar se u është ndërprerë bonusi i qirasë. 

8 Shkurt 2023, 11:48 Nga I.A
Banorët kërkojnë të futen në programin e
Erion veliaj

TIRANË- Pasi banorët që jetonin në godinat e Qytet Studentit kanë dalë të protestojnë ditë e sotme para kryeministrisë sepse janë hequr nga bonusi i qirave ka reaguar kryebashkiaku Erion Veliaj. Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Veliaj u shpreh se ata nuk mund të çojnë prap familjarët në Konviktet, pasi sipas tij ky është një mentalitet i vjetër në godina të reja. Po ashtu ai u shpreh se ata do të ndihmojnë këto familje me subvencionimin e qirasë, ndërkohë që vet banorët në protestën e sotme kanë deklaruar se u është ndërprerë bonusi i qirasë. 

“Ne tani vërtetë i kemi mbaruar 8 godina tek Universiteti Bujqësor i Kamzës, por në qoftë se ne i rikthehemi në 2023-in pushtimit të godinave me familjarë, në vend të studentëve, do të thotë që kemi hedhur një verë të vjetër në një fuçi të re. Pra kemi sjellë një mentalitet të vjetër në godina të reja. Nuk mund të vazhdojë më kjo. Kështu që ftesa për të gjithë këta banorë është që ne t’i ndihmojmë me subvencionimin e qirasë, por do ta bëjmë me qiranë e tregut, pra edhe subvencionimin do ta bëjmë siç bëmë për këto 43 familje, por aplikimi do bëhet tek secila njësi, pra te 2, 8 dhe 11-ta. Se nuk falim dot shtëpi dikujt që s’e kishte atë shtëpi. Kërkoj mirëkuptim të këtyre banorëve, nuk po i lëmë pa zgjidhje, por zgjidhja është sistemi i bashkisë për njerëzit që kanë nevojë që ne t’ju paguajmë qiranë, por jo duke i zënë dhomën një studenti. Pra nuk zgjidhim një hall, duke shkaktuar një hall, ose një problem tjetër”, tha Veliaj.

 

erion veliaj

Sondazh

Poll