Bota

Flamujt e NATO-s në gjysmështizë për të nderuar viktimat e tërmetit në Turqi

Flamujt e 30 vendeve aleate para selisë së NATO -s në Bruksel të Belgjikës, do të qëndrojnë kështu deri nesër në mbrëmje, në shenjë solidariteti me Turqinë dhe popullin turk, si dhe për ata që humbën jetën në tërmetet që ndodhën.

7 Shkurt 2023, 22:14 Nga a.l
Flamujt e NATO-s në gjysmështizë për të nderuar
Flamujt

TURQI- Flamujt në selinë e NATO-s u ulën në gjysmështizë duke treguar solidaritet për tërmetet me epiqendër në Kahramanmaraş të Turqisë. Flamujt e 30 vendeve aleate para selisë së NATO -s në Bruksel të Belgjikës, do të qëndrojnë kështu deri nesër në mbrëmje, në shenjë solidariteti me Turqinë dhe popullin turk, si dhe për ata që humbën jetën në tërmetet që ndodhën, shkruajnë mediat e huaja. 

Në deklaratën e Misionit të Përhershëm të Turqisë në NATO në rrjetet sociale shkruhet: "Falënderojmë sinqerisht aleatët tanë për ndihmën që i kanë dërguar vendit tonë që nga dje me këtë mesazh domethënës dhe të fortë solidariteti”.

 




oana lungesku

Sondazh

Poll