Bota

Kandidoi për kryetar bashkie në Ekuador, 41-vjeçari vritet me armë zjarri një ditë pasi fiton zgjedhjet

Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë. Policia po heton ende për motivin e mundshëm e kësaj ngjarjeje.

7 Shkurt 2023, 21:54 Nga a.l
Kandidoi për kryetar bashkie në Ekuador, 41-vjeçari vritet me
Omar mendez

SPANJË- Kandidati për kryetar bashkie Omar Menendez, i cili u vra vetëm disa orë para hapjes së qendrave të votimit, fitoi zgjedhjet në qytetin Puerto Lopez në Ekuador. Mediat vendase raportojnë se, Menendez, 41 vjeç, u qëllua dhe u vra nga persona të armatosur që hynë në dhomën ku ai ishte me punonjësit e fushatës. Në sulm u vra edhe një adoleshent. Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë. Policia po heton ende për motivin e kësaj ngjarjeje.

Kandidoi për kryetar bashkie në Ekuador, 41-vjeçari vritet me
Omar Mendez

Një anëtar i partisë së Menendez pritet të zëvendësojë politikanin e vrarë si kryetar bashkie. Asnjë arrestim nuk është bërë ende në lidhje me vrasjen e Omar Menendez. Zgjedhjet komunale u mbajtën në sfondin e një vale kriminale në rritje të lidhur me ndikimin në rritje të bandave të dhunshme të drogës në Ekuador. Menendez nuk ishte politikani i vetëm i vrarë në prag të zgjedhjeve. Dy javë më parë, Julio César Farachio, një kandidat për kryetar bashkie të qytetit bregdetar të Salinas, ishte qëlluar gjithashtu për vdekje.

omar menendez

Sondazh

Poll